

Thirrje për shkëmbime të stafit administrativ me Universitetin Zadar ne Kroaci.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit
administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnimi në Universitetin Zadar Kroaci.
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në
universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 5 (pese) për staf administrativ
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim.
Afati i aplikimit: 16.02.2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në
Universitetin Zadar Kroaci:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë, Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës