Thirrje për shkëmbime të stafit administrativ me Universitetin e Seville në Spanjë.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Seville në Spanjë. (https://ics-seville.org/university-of-seville/).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

· 2 (dy) për staf administrativ.

 Lloji i  mobilitetit:

 ·Trajnim (Maj 2025).

 Fushat:

 · Staf administrativ.

  Specifikat lidhur me trajnimin:

   -Prezantim mbi UAMD;

   -Javë ndërkombëtare

  Afati i aplikimit: 14 shkurt 2025.

  Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

 Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin e Seville në Spanjë:

–     CV në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër Motivimi.

 Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën esmeraldasina@uamd.edu.al me cc denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian