

HAPET APLIKIMI PËR Bursa Shkëmbimi Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin e Granadës, Spanjë PËR STAF AKADEMIK
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Granadës në Spanjë (https://www.ugr.es/en) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2026, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik për:
Numri i kuotave:
Fakultetet si më poshtë vijon:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin e Granadës, Spanjë.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Granadës, Spanjë :
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Mobiliteti duhet te kryhet brenda muajit Korrik 2026.
Afati i aplikimit është deri më datë 24 Shkurt 2026
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 360 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.