

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 dhe marrëveshjes ndër-institucionale të nënshkruar me Universitetin Kazimierz Wielki ,u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026 në Universitetin Kazimierz Wielki, Poloni (https://www.ukw.edu.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
· Bachelor,
· Master.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike;
. Fakulteti i Edukimit;
. Fakulteti i Biznesit;
. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.
Afati i aplikimit: 12 Nëntor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Kazimierz Wielki, Poloni:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, 275 Euro shpenzime transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.