Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali

Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 dhe marrëveshjes ndër-institucionale të nënshkruar me Institutin Politeknik të Santarem-it, Portugali, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026 në Institutin Politeknik të Santarem-it. (https://www.ipsantarem.pt/en/).

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  •        Bachelor.

Numri i kuotave: 

  •        3 (tre) studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  •        Fakulteti i Biznesit. 

Afati i aplikimit: 6 Nëntor 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në IP Santarem, Portugali:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze.

Kriteret për aplikim:

–     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–     Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 395 Euro shpenzime transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian