HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË BRAGANÇËS (IPB), PORTUGALI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË BRAGANÇËS (IPB), PORTUGALI PËR STUDENTË TË NIVELIT BACHELOR, MASTER DHE PhD

Në kuadër të programit Erasmus+ Blended Intensive Programme (BIP), të nënshkruar ndërmjet Bragança Polytechnic University (IPB), Portugali dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, hapet thirrja për aplikim për studentë që dëshirojnë të marrin pjesë në programin: Blended Intensive Programme (BIP) me titull “Emotional Education me komponent virtual (online) dhe fizik.

NUMRI I KUOTAVE

  • 5 kuota

FUSHA E STUDIMIT

Thirrja është e hapur për studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, nga këto fakultete:

  • Fakulteti i Biznesit (FB)
  • Fakulteti i Edukimit (FE)
  • Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (FSHPJ)
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale (FSP)
  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)

KRITERET E APLIKIMIT

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
  • Performancë e mirë akademike;
  • Motivim për pjesëmarrje aktive në komponentin virtual dhe fizik të programit.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  • CV (në anglisht);
  • Letër motivimi (në anglisht);
  • Vërtetim notash;
  • Kopje e pasaportës;
  • Foto pasaporte (format JPEG).

 

PERIUDHA E MOBILITETIT

Mobiliteti realizohet në dy faza:

  • Komponenti virtual (online):
    nga 09 mars 2026 – 19 maj 2026
  • Komponenti fizik:
    në Bragança Campus, Portugali
    nga 11 maj 2026 – 15 maj 2026

BURSA E MOBILITETIT

  • 79 euro/ditë për shpenzime qëndrimi;
  • 360-euro për shpenzimet e udhëtimit.

AFATI I APLIKIMIT

  • 10 shkurt 2026

Përzgjedhja përfundimtare e kandidatëve do të bëhet nga universiteti pritës (Bragança Polytechnic University – IPB), në bazë të përputhshmërisë së profilit akademik, performancës akademike dhe motivimit për pjesëmarrje aktive.

DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Dokumentet e aplikimit mund të dorëzohen: elektronikisht në adresën: arbamerhori@uamd.edu.al, ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, L.1, Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian