HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY PËR STAF AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E EGJEUT, GREQI

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit
akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mesimdhënie/trajnim në Universitetin e Egjeut,
Greqi(https://www.aegean.edu/).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/ trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:

  •  1 (një)

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

 
  • Fakulteti i Edukimit
Departamenti i Pedaogjisë
  • Arsim Fillor
  • Arsim Parashkollor
Departamenti i Sociologjisë
 
  • Fakulteti i Biznesit 
Departamenti i Turizmit
 

Departamenti i Menaxhimit 

  • Administrim Biznes
  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
 
Departamenti i Matematikës
 

Departamenti i Teknologji Informacioni

 
 
 
Afati i aplikimi 11 Nëntor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e
Egjeut,Greqi:
–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
–     Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën etlevasala@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ,L.1 Rruga Taulantia Durrës.
 
sqAlbanian