

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN VILNIUS KOLEGIJA PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në
Universitetin VILNIUS Kolegija.
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
Numri i kuotave:
• 4 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit (Menaxhim, Shkenca Ekonomike, Finance-Kontabilitet);
• Fakulteti i Edukimit (Pedagogji).
Afati i aplikimit: 4 Dhjetor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Vilnius:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro në muaj, 360 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc: arbamerhori@uamd.edu.al .