HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MARIE & LOUIS PASTEUR (UMLP), FRANCË

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MARIE & LOUIS PASTEUR (UMLP), FRANCË PËR STUDENTË TË NIVELIT BACHELOR DHE MASTER

Në kuadër të bashkëpunimit në aleancën STARS EU dhe organizimit të Blended Intensive Programme (BIP) “Future Lab” nga Universiteti Marie & Louis Pasteur (UMLP), Francë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës hap thirrjen për aplikim për studentë.

NUMRI I KUOTAVE

3 studentë

FUSHA / PROGRAMI I STUDIMIT:

Duke qenë se BIP “Future Lab” ka karakter ndërdisiplinor, thirrja është e hapur për studentë nga të gjitha fakultetet, përfshirë (por pa u kufizuar në):

  • Inxhinieri / Shkenca Teknike
  • Teknologji Informacioni / Informatikë
  • Shkenca Mjedisore / Energji
  • Shkenca Sociale dhe Politike
  • Edukim
  • Ekonomi / Financë
  • Komunikim / Marketing
  • Juridik / Politika Publike

KRITERET E APLIKIMIT

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (minimumi B2);
  • Interes dhe motivim për pjesëmarrje në një program ndërdisiplinor;
  • Gatishmëri për pjesëmarrje në komponentin online dhe fizik.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  • Kopje pasaporte;
  • Vërtetim notash. (anglisht)
  • Letër e shkurtër interesi (në anglisht).
  • CV

 

PERIUDHA E MOBILITETIT

Mobiliteti realizohet në kuadër të një Blended Intensive Programme (BIP) me dy komponentë:

  • Komponenti online:
    Mars – Qershor 2026
  • Komponenti fizik:
    2 – 6 Mars 2026
    Universiteti Marie & Louis Pasteur, Belfort, Francë

BURSA E MOBILITETIT

  • 79 euro/dita
  • 275 euro për shpenzime udhëtimi

 

AFATI I APLIKIMIT

  • 05 Shkurt 2026

DORËZIMI I APLIKIMIT

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian