PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).
PËR FAKULTETIN E EDUKIMIT
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni (https://www.uken.krakow.pl/)
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave:
• 3 (tre) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Edukimi:
Arsim Fillor / Parashkollor
Edukim Special
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 11 Tetor 2024.