HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E WEST UNIVERSITY OF TIMISOARA

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E WEST UNIVERSITY OF TIMISOARA PËR STAF AKADEMIK

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit West University në Timisoara (https://ri.uvt.ro/en/) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2026, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik për:

 

Numri i kuotave:

  •     1 (një) staf akademik

Fakultetet si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit
  • Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike
  • Fakulteti i Edukimit
  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin e  West University of Timisoara.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Universitetin West University në Timisoara:

–          CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–          Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–          Kopje e pasaportës.

 

Mobiliteti konsiston në një javë mësimdhënieje (5 ditë) gjatë Javës Ndërkombëtare të Mësimdhënies Erasmus, nga 20 deri më 24 prill 2026 (Erasmus International Teaching Week).

Afati i aplikimit është deri më datë 27 Janar, 2026.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 148 Euro dita (ku përfshihet

hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 309 Euro.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën ematreska@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës. 

sqAlbanian