

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E VALAHIA TARGOVISTE, RUMANI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)
PËR FAKULTETIN E SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin Valahia Targoviste, Rumani, (23/02/2026-27/06/2026)
Nivelet e mobilitetit për studentë:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B2
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Siguracion Mjeksor për udhëtim
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 19 /12 / 2025.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.