HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SOFIES NË BULLGARI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN E SOFIES NË BULLGARI

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE NIVELIT TË DYTË

(MASTER).

 
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus +, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në
Universitetin Technical University of Sofia në Bullgari (https://tu-sofia.bg/?lang=en).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor / Master
Numri i kuotave:
•      2 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Teknologjise se Informacionit (Departamenti i Teknologjise se
Informacionit; Departamenti i Shkencave Kompjuterike)
Afati i aplikimit: 17 Dhjetor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen vetëm nga Universiteti
pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Sofies, Bullgari:
–          Kopje e pasaportës;
–          CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim notash;

Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, nivel B2;
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, nivel B2;
–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore për përfituesit e shkëmbimit është 800 euro në muaj, ndërsa shpenzimet e
transportit janë 211 euro.

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: dorinelacupi@uamd.edu.al ose me shkresë pranë zyrës 511, kati i 5, Currila, Durrës.

sqAlbanian