HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E JAEN-IT, SPANJË PËR STAF AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E JAEN-IT, SPANJË  R STAF AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Jaenit, Spanjë në javën ndërkombëtare 20-24 Prill 2026. (https://www.ujaen.es/en ).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik dhe administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Ky mobilitet ka për qëllim trajnimin e stafit akademik/administrativ i cili është i angazhuar me mobilitetet studentore, përputhshmërinë e kurrikulave të programeve të studimit dhe njohjen e krediteve.

Numri i kuotave:

  • 2 (dy)

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit;
  • Fakulteti i Edukimit;
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale;
  • Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike;
  • Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit.

 

Numri i kuotave:

  • 1 (një)

Fushat si më poshtë vijon:

  • Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

 

Afati i aplikimit: 15 Shkurt 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik/administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Jaenit, Spanjë:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian