HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN e GRANADES, SPANJE

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN e GRANADES, SPANJE PËR STUDENTË DOKTORANTE

 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Granadës dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2026, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Doktoratë

 

Numri i kuotave:

  • 1 (një) student.

Fakultetet:

  • Fakulteti i Biznesit
  • Fakulteti i Edukimit
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli  B2 

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti; 

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze

–          Fotografi pasaporte, ne format JPEG, dërguar elektronikisht

 

Mobiliteti duhet të kryhet brenda muajit Korrik 2026

 

Afati i aplikimit është deri më datë 13 Shkurt 2026.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën  belisakorriku@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian