

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN A CORUNA, SPANJË PËR STAF AKADEMIK
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim/mësimdhënie në Universitetin A Coruna, Spanjë në javën ndërkombëtare 18-22 Maj 2026 dhe shkollën verore 13-24 Korrik 2026.
Mobiliteti konsiston në trajnim/mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
– Departamenti i Financë-Kontabilitetit (1 kuotë), (trajnim/Java ndërkombëtare 18-22 Maj 2026).
– Departamenti i Menaxhimit (1 kuotë), (mësimdhënie/Shkolla verore 13-24 Korrik 2026).
Afati i aplikimit: 8 Mars 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik/administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin A Coruna, Spanjë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit, për 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.