HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË HOCHSCHULE FÜR WIRTSCHAFT UND RECHT BERLIN (HWR), BERLIN SCHOOL OF ECONOMICS AND LAW

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË HOCHSCHULE FÜR WIRTSCHAFT UND RECHT BERLIN (HWR), BERLIN SCHOOL OF ECONOMICS AND LAW

 

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)

 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Hochschule für Wirtschaft und Recht Berlin (HWR), Berlin School of Economics and Law dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor, për semestrin e dytë, viti akademik 2025-2026.

 

Numri i kuotave:

  • 2 (dy) studentë.

Fakultetet:

  • Fakulteti i Biznesit, Fusha Administrim Biznes

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli  B2 

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti; 

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze

–          Fotografi pasaporte, ne format JPEG, dërguar elektronikisht

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro për Transportin.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 24 Nëntor 2025.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) denisamerhadi@uamd.edu.al   ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian