HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MYKOLAS ROMERIS UNIVERSITY, LITUANI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN MYKOLAS ROMERIS UNIVERSITY, LITUANI

 

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË, TË DYTË DHE TË TRETË (BACHELOR DHE  MASTER).

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin Mykolas Romeris, Lituani (MRU-LIST-OF-COURSES_Updated-06-13.xlsx ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor;
  • Master;

Numri i kuotave:

  • 1 student.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit.
  • Fakulteti i Edukimit.
  • Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike.

Afati i aplikimit: 30 Nëntor 2025.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Mykolas Romeris, Lituani:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, në formatin jpeg.

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

Klarida Prendi

PhD Candidate / Economics

sqAlbanian