
FAKULTETI E SHKENCAVE POLITIKE/JURIDIKE
Studimet e ciklit të dytë i kam ndjekur në të njëjtin universitet, në programin Master i Shkencave “E Drejta Private”, të cilin e përfundova me rezultate të shkëlqyera në vitin 2016.
Pas përfundimit të studimeve master, kam ndjekur me sukses Shkollën Kombëtare të Avokatisë, duke fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit dhe gëzoj titullin “Avokat”.
Në vitin 2021, u diplomova në Universitetin Linköping në Suedi, në programin ndërkombëtar me fokus në “Qeverisje elektronike e qëndrueshme për një administratë publike demokratike, të qëndrueshme dhe inovative”, duke zgjeruar kështu fushën time të ekspertizës me dimensione të qeverisjes moderne dhe digjitalizimit të administratës publike.
Jam fituese e konkursit pranë Shkollës së Magjistraturës për profilin “Ndihmës Ligjor”, për vitin akademik 2023–2024. Paralelisht, prej vitit 2023, ndjek studimet në ciklin e tretë (doktoraturë) pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, me fokus në të drejtën dhe qeverisjen publike.
Jam autore dhe bashkautore e punimeve shkencore të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ku kam trajtuar tema të aktualitetit juridik, të drejtës publike dhe sfidave të qeverisjes moderne.