Alumni – Islam Thaçi

Islam Thaçi

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

Biografi

Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, ku kam marrë:
•Diplomë Bachelor në “Drejtësi” (2016);
•Master Profesional në “E Drejtë Prone” (2018);
•Master Profesional në “E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare” (2023).
 
Gjatë periudhës studimore kam marrë pjesë në trajnime të fokusuara te “Të Drejtat e Njeriut”.
 
Pas përfundimit me rezultate të larta në Akademinë e Sigurisë, jam emëruar në Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, me gradën Nënkomisar.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës më kanë siguruar një bazë solide teorike dhe praktike në fushën e së drejtës, duke më ndihmuar gjithashtu të zhvilloj aftësi profesionale të rëndësishme. Eksperienca në UAMD luajti një rol kyç në rrugëtimin tim drejt Akademisë së Sigurisë, duke më dhënë mundësinë të realizoj ëndrrën time.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një institucion bashkëkohor që ju ofron mundësinë për të ndjekur pasionet tuaja dhe për t’u përgatitur për një karrierë të suksesshme. Me programe studimore cilësore, pedagogë me përvojë dhe një fokus të veçantë te zhvillimi profesional i studentëve, UAMD ju ndihmon të fitoni njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e tregut të punës. Përtej akademisë, aktivitetet studentore dhe mundësitë praktike ju ndihmojnë të rriteni si profesionistë dhe individë të aftë për të bërë ndryshimin. Zgjidhni UAMD-në, zgjidhni të ardhmen tuaj!

This will close in 0 seconds

sqAlbanian