HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + EXCHANGE PROGRAM UNIVERSITETIN SAXION, HOLLANDË

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + EXCHANGE PROGRAM

UNIVERSITETIN SAXION, HOLLANDË PËR STAFIN AKADEMIK – UAMD

 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Saxion në Hollandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik.

 Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik, në Universitetin e Saxion, Hollandë, në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave për stafin Akademik:

  • 2  (dy).

Fakultetet si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit (Departamenti i Shkencave Kompjuterike)

Afati i aplikimit: 9 Mars 2026

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Prioritet do kete ai staf i cili është në mentorim të studentëve lidhur me punimin e projektit “Ndërtimi i materialeve multimediale në mbështetje të një projekti zhvillimor për qytetin e Deventer”.

Mobiliteti konsiston ne 1 jave punë në grup në projekt në Maj 2026. 

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Saxion, Hollandë :

–          CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–          Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–          Kopje e pasaportës.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës. 

sqAlbanian