HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAXION, HOLLANDË

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAXION, HOLLANDË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR & MASTER)

 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Saxion në Hollandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2026, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor & Master.

 

Numri i kuotave:

  • 6 (gjashtë) studentë.

Fakultetet:

  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
  • Fakulteti i Biznesit, dega Informatikë Ekonomike

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli  B2 

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

–          Përparësi do t’u jepet studentëve që nuk kanë marrë pjesë më parë në lëvizshmërinë Erasmus+ në Saxion

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti; 

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze

–          Fotografi pasaporte, ne format JPEG, dërguar elektronikisht

Mobiliteti konsiston ne 1 jave punë në grup në projekt në Maj 2026. 

Tema: Ndërtimi i materialeve multimediale në mbështetje të një projekti zhvillimor për qytetin e Deventer

Studentët nga UAMD do të punojnë në ekipe të përziera ndërkombëtare me studentët e Saxion-it dhe duhet të zotërojnë aftësi dhe njohuri në produksion dhe postproduksion të videove që do kërkohen në realizimin e këtij projekti.

Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 79 Euro /dita, 309 Euro për Transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë 10 Shkurt 2026.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën  belisakorriku@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian