

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit administrativ mundësinë për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Veliko Tarnovo, Bullgari. ( https://www.uni-
Mobiliteti konsiston në pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare për stafin administrativ të organizuar në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf administrativ.
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim (26-30 Prill, 2026)
Fushat si më poshtë vijon :
Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë
Afati i aplikimit: 25 Janar 2026 .
Fituesit do të përzgjidhen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Veliko Tarnovo, Bullgari:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (maksimumi 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi ku të përmenden eksperiencat e deritanishme me projektet.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës në vlerën e 140 Euro/ditës (ku përfshihet hoteli dhe qëndrimi), si dhe udhëtimi i vajtje-ardhjes, deri në 275 euro.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën etlevasala@uamd.edu.al