HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E KOMISIONIT KOMBËTAR TË EDUKIMIT KRAKOW, POLONI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E KOMISIONIT KOMBËTAR TË EDUKIMIT KRAKOW, POLONI  PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)  PËR FAKULTETIN E BIZNESIT

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin e Komisionit Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni (https://www.uken.krakow.pl/)

Nivelet e mobilitetit për studentë:

  • Bachelor;

Numri i kuotave:

  •     2 (dy) studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon: 

  • Fakulteti i Biznesit
    • Turizëm

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–         Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B2

–         Letër motivimi në gjuhën angleze;

–         CV në gjuhën angleze;

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 19 / 12 / 2025.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.
sqAlbanian