Alumni – Elisabeta Kurti

Elisabeta Kurti

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

Biografi

Unë jam Elisabeta Kurti dhe kam përfunduar studimet Bachelor dhe Master pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, në degën e Drejtësisë (2012-2015 dhe 2015-2017).
Pas studimeve, kam punuar në sektorin publik për 4 vite dhe më pas për 2 vite në sektorin privat, përpara se të lija Shqipërinë dhe të vazhdoja jetën në Gjermani. Sot punoj në një zyrë kujdesi ligjor në Gjermani, pra përsëri në profilin tim profesional.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Shpeshherë përballemi me mendime të ndryshme rreth Universitetit, sidomos me mitin nëse njihet apo jo diploma jonë. Dua t’ju siguroj që diploma njihet 100% dhe nuk kam hasur asnjë dyshim apo mosbesim për këtë. Unë kam punuar në Shqipëri dhe sot punoj në Gjermani, madje ende pa arritur nivelin e gjuhës C1, por vetëm me B2. Çdokush që ka besim, mund ta arrijë atë që dëshiron.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Ky eshte nje hap i rendesishem drejt formimit tuaj profesional dhe personal. Shfrytezojeni cdo mundesi per te mesuar, per te eksploruar ide te reja dhe per t´u rritur. Mos harroni qe perkushtimi eshte celesi kryesor drejt suksesit. Zgjidhni rrugen e gjate per te pasur nje destinacion te sigurte. Cdokush do te nxitoje, do te gaboje, por cdo gje do t´ju vleje si mesim. Perkushtojuni dhe besoni veten tuaj, ne endrren tuaj. Ndoshta jeni shume ne nje dege, por secili ka auren e tij, energjine dhe te ardhmen e tij.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian