Departamenti i Turizmit është pjesë e Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, një institucion publik i arsimit të lartë, i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Nr. 801, datë 20.12.2005, “Për hapjen e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës”. Për herë të parë, Departamenti i Turizmit mirëpriti studentët në vitin akademik 2009-2010, duke hapur dyert për rreth njëqind e njëzet studentë nga i gjithë vendi.
Departamenti synon përgatitjen e specialistëve të aftë për të menaxhuar me sukses sipërmarrjet turistike dhe për të pajisur studentët me aftësi të avancuara në organizimin dhe planifikimin e udhëtimeve turistike. Po ashtu, fokusohet në zhvillimin e kompetencave për menaxhimin e grupeve turistike dhe interpretimin profesional të ofertave turistike, duke adresuar nevojat e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar.
Programet mësimore të ofruara nga Departamenti i Turizmit janë të ndara sipas cikleve të studimit dhe përfshijnë një gamë të gjerë tematikash që mbështesin studentët në zhvillimin e një karriere të suksesshme në sektorin dinamik të turizmit.
Personeli akademik i kësaj njësie synon vazhdimisht të zbatojë metodat më bashkëkohore në zhvillimin e procesit mësimor, duke ofruar procedura transparente në vlerësimin e dijes dhe duke realizuar me objektivitet procesin e rekrutimit të stafit akademik. Po ashtu, mbështet këshillimin e studentëve dhe ndan përvoja pozitive në fushën e kërkimit shkencor, me qëllimin për të ofruar një përvojë akademike të krahasueshme me atë të institucioneve homologe në rajon dhe Evropë.
Filozofia e punës së Departamentit mbështetet në parimin “Studenti në qendër të vëmendjes”. Kjo nënkupton që çdo proces, shërbim, aktivitet dhe mjet është krijuar dhe zhvilluar për të qenë në shërbim të studentit. Kjo filozofi realizohet falë një stafi me përvojë dhe ekspertizë, të fituar gjatë studimeve dhe punës brenda dhe jashtë vendit. Mësimdhënësit dhe kërkuesit shkencorë të Departamentit punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë për të siguruar cilësi dhe efektivitet në zhvillimin e aktiviteteve akademike.
Kultura e punës në Departament mbështetet në diskutime dhe debate gjithëpërfshirëse, që kontribuojnë në përmirësimin e kurrikulave dhe adresimin e çështjeve të ngritura nga studentët. Po ashtu, Departamenti bashkëpunon ngushtë me ekspertë të fushës, duke i ftuar ata të ndajnë përvojat e tyre profesionale përmes leksioneve të hapura dhe aktiviteteve të përbashkëta shkencore. Për më tepër, promovon dhe mbështet organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore, duke e pasuruar më tej përvojën akademike të studentëve.
Stafi:
Mirela Tase është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Turizmit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës. Ka mbaruar studimet e larta Bachelor gjatë periudhës 1996-2009 në profilin Gjeografi, si specialitet të parë dhe Histori si specialitet te dytë ne Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës me notën mesatare 9,6. Në periudhën 2006-2009 ka kryer studimet për ciklin Master Shkencor ne profilin Gjeografi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2014 ka marrë gradën Doktor Shkencash në Gjeografi në Universitetin e Tiranës me notën shumë mirë. Aktualisht është në pritje të marrjes së titullit Prof. Asocc. Dr
Dr. Mirela Tase është autore dhe bashkautore e mbi 20 publikimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesë e bordeve editoriale të shumë revistave shkencore jashtë vendit. Ajo është bashkautore e tre librave universitarë si dhe një cikël leksionesh.
Dr. Mirela Tase ka kontribuar në fushën e Turizmit me eksperiencën e saj duke lektoruar në vendet si Hungari, Rumani, Turqi Spanje. Gjithashtu ajo është pjesmarrëse në shumë trajnime, seminare dhe ëorkshope të zhvilluara në vendet e Europës Perendimore dhe Qendrore lidhur me cështje si turizmi, edukimi etj.
Ka mbaruar me sukses trajnimin Training Certified Interpretative Guide from 19-23 September 2020 in Tirana, Albania, organized by Interpret Europe and IETT
Emri: Arlind
Mbiemri: Kasa
Ditëlindja: 07/09/1985
e-mail: arlindkasa2@gmail.com
Dr. Arlind Kasa është pedagog (Lektor) Full-Time në Departamentin e Turimit tek Fakulteti i Biznesit pranë Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD) që nga tetori i vitit 2015 e deri më sot.
Ai ka mbaruar studimet në nivel bachelor në Universitetitn e Tiranës (Shtetërorë) tek Fakulteti i Histori-Filologji në harkun kohorë tetor 2005- korrik 2008 pr Histori-Arkeologji. Në periudhën tetor 2008-2010 Arlind Kasa ka përfunduar studimet në nivel Master Shkencorë në Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore në Universitetin Shtetërorë të Tiranës, tek fakulteti Histori-Filologji, me medalje e Ari. Në vitin 2017 kam përfunduar Shkollën e Lartë Doktorale, për të marr gradën “Doktor i Shkencave në Arkeologji”, në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologji Në FUSHëN E Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore. Gjatë harkut kohorë tetor 2012-korrik 2015, ai ka qenë i punësuar si lektor Part-Time në universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, në Fakultetin e Biznesit pranë Departamentit të Turizmit. Duke filluar nga tetori i vitit 2015 e deri më sot ai është punësuar si lektor Full-Time pranë Departamentit të Turizmit në Fakultetin e Biznesit te Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës.
Dr. Arlind Kasa ka prezantuar punimet e tij në disa konferenca shkencore ndërkombëtare. Gjithashtu, ai ka botuar edhe në revista shkencore prestigjioze ndërkombëtare dhe kombëtare materiale të ndryshme shkencore. Ai ka qenë pjesmarrës në projekte të ndryshme të zhvilluara në Shqipëri si në: Lezhë, Sarandë dhe Durrës në pozicionin e specialistit të fushës përkatëse. Gjatë gjithë periudhës që kam qenë pjesë e stafit akademik të UAMD jam përpjekur që të jam profesional në ushtrimin e kompetencave dhe në punën time. Tek secili kurs që unë kam dhënë mësim kam përgatitur Cikël leksionesh përkatëse në mënyrë profesionale dhe shkencore duke u bazuar në literaturë të shumta të punuara nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Leksionet janë të plota, profesionale dhe bashkohore të punuara nga lektori Arlind Kasa. Leksionet janë një gërshetim i dhënies së informacionit përkatës për secilën lëndë studentit; zhvillimin e llogjikës e të gjykimit të tyre mbi tematikat, çështjet dhe problematikat e secilës lëndë; formimit të një studenti profesionist etj. Për realizimin e këtyre qëllimeve në leksionet e përgatitura janë përdorur shkrimi dhe inlustrime (foto, figura, planimetri, rikonstruktione) të marr nga literatura shqiptare dhe e huaj. Po ashtu, kam dhënë kontributim tim në përpunimin e kurrikulave në nivelin master e bachelor në UAMD.
Përveç punimeve në uamd, Dr. Arlind Kasa ka marr pjesë në projekte të ndryshme arkeologjike gjatë viteve 2007-e deri më sot në Shqipëri. Këto projekte arkeologjike kanë patur si qëllim gërmime të mirfillta arkeologjike dhe gërmime arkeologjike shpëtimi në site të ndryshme shqiptare si Durrësi, Butrinti, Lezha, Apollonia etj. Drejtuesit e projekteve kanë qenë arkeologë shqiptarë nga Instituti i Arkeologjisë dhe arkeologë nga vende të Bashkimit Europian si Universiteti i Berlinit, i Parmës etj.
Aktualisht lektore në Departamentin e Turizmit, Fakulteti i Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka lindur në Tiranë, në 11.07.1970. Në vitin 1992 është diplomuar në Departamentin e Gjeografisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës dhe po në këtë universitet në vitin 2021 ka marr gradën shkencore “Doktor”, në fushën e Gjeografisë Humane. Në vitin 1994 është diplomuar si juriste në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës.
Prej vitit 1994 e deri në vitin 1998 ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së ndërtimit dhe Turizmit. Nga viti 1998 – 2002 Shefe Sektorit Juridik pranë Drejtorisë së Përgjithshme Ujesjellës – Kanalizime, vartësi e Ministrisë së Punëve Publike. Nga viti 2002 e në vazhdim Koordinatore projektesh pranë Qëndrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve. Nga viti 2008-2013 Administratore e Agjencisë së Udhëtimeve “INFOTRAVEL” sh.p.k. Nga viti 2016 e në vazhdim lektore pranë Departamentit të Turizmit Fakulteti i Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Dr. Aliaj, prej vitit 2016 ligjëron si drejtuese e kurseve Rajonizim Ekonomik, Zhvillim Urban dhe Kreativitet dhe Guidë Turistike Shqiptare në ciklin e parë të studimeve Menaxhim Turizmi Hotel-Restorant, Menaxhim Turizmi Arkeologjik, Menaxhimi i Turizmit Kulturor, ndërsa tre vitet e fundit ligjëron si drejtuese e kurseve Organizim dhe Planifikim të Ngjarjeve Turistike në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional “Menaxhimi i Sipërmarrjeve Turistike”.
Ajo demonstron kompetenca në fushën e kërkimit shkencor duke drejtuar me cilësinë e koordinatores (2018-2022) Projektin CB “HISTEK” Interreg IPA Itali – Shqipëri – Mali i Zi ku Fakulteti i Biznesit, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës ishte partner. Projekt Managere e projektit “Albanian Transhumance” (2015-2016), financuar nga RISI Albania, dhe implementuar nga QZHDI. Konsulente pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit (2017-2020) në Projekti “ Viaggia a Modo Tuo: Gestione Multi-attore Integrata del Turismo Rurale e Culturale nelle Regioni di Agirocastro e Berat (TREC). Pjesëmarrëse e ftuar në disa takime të organizuara nga Organizata Botërore e Turizmit-WTO ( Selanik 2018, Stamboll 2019) Konsulente pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, 2021 me 2 projekte në fushën e turizmit: BIOTOURS dhe ROOTS Interreg IPA Itali – Shqipëri – Mali i Zi, Eksperte në fushën e turizmit pranë Bashkisë Tepelenë për projektin “ COULT2ROUTS”, Interreg CB Greqi-Shqipëri, 2022-2023. Dr. Aliaj ka botuar: 5 artikuj shkencor brwnda dhe jashtë vendit; 1 cikwl leksionesh ( në bashkëautorësi) . Aktualisht është anëtare e COST -European Cooperation in Science & Technology, Anëtare e rrjetit ndërkombëtar Interpret Europea dhe Anëtare e CEDIMES.Zotëron gjithashtu edhe licensë për ushtrimin e profesionit të Avokatit lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Licensë “Ndërmjetëse”,lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.
Kontakti: violetaaliaj@uamd.edu.al
Dr. Nevila Çinaj është lektore në Departamentin e Turizmit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, (Bachelor në Gjeografi), nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (MSc në Gjeografi Rajonale) dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologji (PhD në Gjeografi Rajonale). Më parë ka mbajtur detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Turizmit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
Dr. Nevila ÇINAJ ka një përvojë shumë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Në periudhën 1996-2008 ka mbajtur detyrën e lektores në Institutin “Harry T. Fultz”, ku ka dhënë lëndët “Shkenca e Tokës”, “Gjeografia e Shqipërisë” dhe “Historia e Shqipërisë”. Prej vitit 2008 ligjëron si drejtuese e kurseve “Gjeografi Turizmi” dhe “Turizëm Shqiptar” në ciklin e parë të studimeve bachelor në Menaxhim Turizm me profil, Menaxhim Hotel-Restorant, Menaxhim Turizm Arkeologjik, Menaxhimi Turizm Kulturor ndërsa, në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional “Guidë Turistike Shqiptare” dhe” Menaxhim i Sipermarrjeve Turistike” ligjëron si drejtuese e kurseve “Guidë Natyrore Shqiptare” dhe “Sisteme Kulturore Territoriale”. Krahas këtyre kurseve, ajo ka mbajtur edhe leksione për lëndët Gjeografia Ekonomike dhe Rajonalizimi Ekonomik Euroatlantik në Fakultetin e Biznesit. Ajo ka demonstruar kompetencat e saj në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor edhe në universitetet ndërkombëtare në kuadër të programeve CEPUS dhe Erasmus + të Bashkimit Evropian.
Në periudhën 2015-2023, në bashkëpunim me Universitetin e Bambergut, Departamenti i Gjeografisë dhe Universiteti i Tiranës, Departamenti i Gjeografisë, nën mbështetjen e Shërbimit Akademik të Shkëmbimeve Akademike Gjermane (DAAD) ka organizuar mbajtjen e shkollës verore Go-East me tëmë “Migracioni dhe zhvillimi urban. Proceset, efektet dhe mundësitë e zhvillimit rajonal dhe integrimit në BE në Shqipëri”. Në vitin 2019 harton dhe drejton projektin dypalësh, ndërshqiptar Shqipëri-Kosovë “Krijimi dhe Rrjetëzimi i paketave turistike Shqipëri-Kosovë” e mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të Shqipërisë. Kontribuon si, eksperte e jashtëme në angazhimin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjensia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e lartë, për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit të programeve të studimit aplikuar në universitetet shqiptare, për vlerësimin e teksteve shkollore në sistemin para-universitar shqiptar, eksperte e jashtëme nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për shërbime konsulence pranë Parkut Kombëtar të Prespës, eksperte e jashtëme nga Drejtoria e Administratës Publike për vlerësim të aplikantëve për punësim si specialist në fushën e turizmit pranë administartës publike shtetërore shqiptare. Aktualisht është anëtare e rrjetit kërkimor ndërdisiplinor COST Action European Cooperation in Science & Technology nw CA18205 dhe CA21125, Bashkimi Europian.
Është autore dhe bashkëautore e disa teksteve shkollore, si teksti universitar “Gjeografia e ciklit të ulët” dhe tekstet e ciklit parauniversitar “Gjeografia 6”, cikli 9-vjeçar, Shkenca e Tokës 10, redaktore shkencore. të librit “Gjeografia 10” dhe më shumë se 26 botime në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në publikimet e saj ndër të tjera përfshihen “By-pass-i i Fierit dhe roli i tij në zhvillimin social-ekonomik të rrethit të Fierit” (2012, Romë), “Trendet e transformimit demografik në rrethin e Fierit në periudhën 1990-2011” (2015, Bruksel), “Regres apo progres i turizmit shqiptar?” (2015, Greqi). Cinaj. N & bashkautor, 2020, “Tipologjia e udhëtimit në Prishtinë në lidhje më qëllimin, kohën dhe distancën”, Prill 2020 Quaestiones Geographicae 39(Issue 1):79-91 DOI: 106-200-2002, DOI: 106-200-202, DOI-200-102-CC. NC-ND, Sciendo, http://geoinfo.amu.edu.pl/qg/current/quageo-2020-0006.pdf; Zbatueshmëria e masave anti-COVID-19 dhe nsikimi I tyre në perceptimet mbi sigurinë dhe imazhin e strukturës së turizmit Rast Studimi: Shqipëria, Dhjetor 2022, GjeoRevista e Turizmit dhe Gjeoziteteve, https://doi.org/10.30892/gtg.44401-9xx
Dr. Dorina Xheraj – Subashi, ka studiuar bachelor në Universitetin e Bolonjës, (2001-2005) dhe ka vazhduar zhvillimin e saj profesional në Master Shkencor në Arkeologji në Fakultetin dhe Filozofinë, Tiranë (13 tetor 2008- shator 2010). Ndersa studimet doktorale i mbaroi në vitin 2016. Si një person i përkushtuar, ajo ka qenë gjithmonë shumëplanëshe duke koordinuar, punuar dhe e ekspozuar në fushën ndërkombëtare në studimet muzeale dhe sferën e trashëgimisë.
Ajo punon në Universitetin Aleksandër Moisiu që prej vitit 2011 duke u angazhuar në rrole të ndryshme, mësimdhënie, hulumtuese, drejtuese projektesh, organizatore konferencash ndërkombëtare, organizuese e eventeve kulturore, drejtuese grupi në programe brenda Departamentit të Turizmit apo në grupe të ndryshme për akreditime të programeve. Nga ana tjetër veprimtaria e saj e pasur vijon edhe në angazhime të tjera ndërkombëtare.
Qershor 2023 Bashkëkryetare i Grupit Punues të Komitetit Kombëtar NCWG/ICOM
Antare nderi ENCATC
Shtator 2022 Anëtare e ICTOP/ICOM
Nëntor 2017, Anëtare/Koordinatore kombëtare e Heritage Interpreters Europe (IE)
Shtator 2017 anëtare e grupit punues Teaching and Collection Working Group, aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e UMAC, Helsinki, Finland.
2016 anëtare e (Balkan Museum Network)
Anëtare e UMAC 2016 (Muzetë dhe Koleksionet Universitare)
Janar 2013 anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve ICOM) ICOM Albania)
Puna e saj që nga marsi 2016, ka të bëjë me mësimdhënien e muzeologjisë në universitet, ku interes të veçantë janë tematikat që lidhen me muzetë dhe angazhimin e komunitetit, studimet ndaj vizitorëve dhe interpretimin e trashegimisë. Kontributet e saj shtrihen me kërkimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe duke sjellë risi drejt qasjeve të reja ndaj mësimit përmes koleksioneve dhe si të interpretohen objektet e trashëgimisë kulturore pë të krijuar përvoja në turizmin kulturor. Temat e saj në mësimdhënie janë Muzeologjia dhe Teknikat e Ekspozitave, Arti nga Antikiteti në Mesjetë, Trashëgimia Kulturore Shqiptare duke sjellë në vëmendje çështje të ndryshme bashkohore edhe në kontekstin evropian.
Dorina ka qenë përfituese e disa bursave që kanë skalitur thellimin e njohurive të saj profesionale dhe është pjesë e grupeve kërkimore ndërkombëtare kur ka dhënë kontributin e saj si studiuese.
Ajo gjithshtu merr pjesë aktive në konferenca ndërkombëtare dhe është antare nderi/bordi e disa rrjeteve muzeale, të trashëgimisë dhe kulturës në Evropë dhe Shqipëri.
PhD Brunilda Liçaj prej 15 vitesh është lektore në Departamentin e Turizmit, Fakulteti i Biznesit,Universiteti “ A. Moisiu” Durrës.
Me një përvojë 25 vjecare në sektorin e turizmit (si në sektorin publik dhe atë privat) ajo ka qenë pjesë e Komitetit Këshillimor të Sektorit të Turizmit pranë Ministrisë të Ekonomisë dhe e Komisionit të Standartizimeve për Guidat Turistike Shqiptare(2016-2018) pranë këtij insitucioni dhe Këshilltare për Turizmin në kabinetin e Bashkisë Durrës(2021-2022).
Ajo ka një përvojë të gjatë në zhvillimin e iniciativave të sektorit të turizmit dhe rekomandimeve për strategjinë e turizmit, zhvillimin e mundësive të punësimit dhe projektet e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin e turizmit, vlerësimin e propozimeve të investimeve për zhvillimin e turizmit, mbështetjen e iniciativave të biznesit në shërbimet e turizmit dhe të akomodimit si këshilltare, mentor ose trajnuese për start-up-et.Eksperte në disa projekte të financuara nga donatorë dhe organizata të ndryshme financuese (përfshi programet e BE-së, BERZH, GIZ, Swiss Contact dhe agjenci të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare).
Ajo gjithashtu është bashkëthemeluese e Albergo Diffuso Balcan, një qasje për ndërtimin e hoteleve horizontale në zonat e braktisura,bazuar në komunitet.
Brunilda është autore e mbi 25 artikujve dhe kërkimeve të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka mbajtur disa prezantime në konferenca dhe forume ndërkombëtare dhe kombëtare, apo key speaker në projekte të ndryshme në rajon.
Aktualisht, lektoron në Universitetin “Aleksandër Moisiu“, Durrës, Fakulteti i Biznesit në programet Bachelor dhe Master për lëndët: Strategji Turizmi;Drejtim Hoteli, Ekonomia E Destinacioneve Turistike; Manaxhim Eventesh; Komunikim dhe Marketing Turizmi (Master),Menaxhim Destinacionesh Turistike (Master) ; Mikpritje dhe Manaxhim Hotelier (Master).
Fushat e saj të kërkimit përfshijnë marketingun,mikëpritjen, destinacionet turistike, turizmin detar, start-up-et dhe sipërmarrjen. Brunilda ka një njohuri të mirë të italishtes dhe anglishtes, si dhe një nivel të mirë të komunikimit në frëngjisht
Dr. Majlinda Muka është lektore pranë Departamentit të Turizmit, Fakulteti Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka mbaruar studimet e larta universitare pranë Universitetit Tiranës, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, katedra e Gjeografisë ku dhe është diplomuar në vitin 1995. Gjatë viteve 2004-2007 ka fituar Diplome të Nivelit të Dytë, MA në fushën e Gjeografisë Mjedisore pas mbarimit të Shkollës Lartë pas Universitare, dhe ne Mars 2015 fiton gradën “Doktor i Shkencave” pranë Universitetit të Tiranës.
Më parë ka mbajtur pozicionin e ekspertit në edukim për kurikulat dhe trajnime në Drejtorinë Arsimore Rajonale Durres. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ka ushtruar pozicionin e lektores së jashtme pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku ka lektoruar kurset e “Klimatologjisë” (2007-2009) dhe “Gjeografi e Sistemeve të Transportit” (2007-2012) pranë Fakultetit te Studimeve Profesionale; kursin e “Gjeografisë së Shqipërsisë” (2009-2010) pranë Fakultetit të Edukimit, Dega Mësuesi. Nga viti 2012 është e punësuar pranë Fakultetit të Biznesit, Departamenti Turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjatë karrierës së saj profesionale ka ndjekur specializime dhe trajnime brenda dhe jashte vendit të fushës së pedagogjisë e mësimdhenies si dhe të specialitetit ku zotëron dhe certifikata, si: “Trajner në Edukim”, “Trajner i National Geographic”, “Travel and Tourism”, “Trend and Issue in Tourism” etj.
Ka marë pjesë dhe drejtuar si koordinatore lokale ne projekte të fushës së turizmit, arsimore dhe civile, si dhe eshte anetare e bordit organizativ te katër eventeve akademike internacionale organizuar nga FB ne partneritet me institucione te arsimit te larte te vendeve te rajonit. Është anëtare e disa shoqatave profesionale. Aktualisht mban postin e drejtueses së njësisë bazë të Departamentit të Turizmit. Zotëron aftësi komunikimi dhe zoterimi të gjuhës Angleze dhe Italiane. Fusha e interesit të kërkimit shkencor është drejtuar ndaj zhvillimeve rajonale, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimi i destinacioneve turistike ku zotëron dhe një seri prezantimesh poster dhe referime në konferenca shkencore kombëtare dhe internacionale, si dhe botime artikujsh ne revista akademike internacionale të fushës. Dr. Majlinda Muka është bashkëautore e tekstit universitar „ Rajonizim Ekonomik“, autore e ciklit të leksioneve: “Gjeografi e Transportit” të zhvilluara në degën e Menaxhim Transporti Detar e Tokësor, Shkolla e Lartë Profesionale, si dhe Ciklit te leksioneve: “ Destinacione të Udhetimeve Kulturore “ , “ Turizmi i Qëndrueshëm” të zhvilluara në ciklin bachelor në programin e studimit Menaxhim Turizëm sipas profileve, të ciklit të leksioneve “ Industria Turistike dhe organizimi I saj” dhe “ Teknika dhe planifikimi i guidave Turistike” të zhvilluara në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional “Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike” dhe “ Guida Turistike Shqiptare”, programe studimit pranë fakultetit të Biznesit dhe zotëron më shumë se 26 publikime në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Doc.Dr. Gentian Ruspi. Aktualisht lektor në Departamentin e Turizmit, Fakulteti i Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka lindur në Fier në 11.03.1977. Në vitin 1999 është diplomuar në Departamentin e Gjeografisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës dhe po në këtë universitet në vitin 2013 ka marr gradën shkencore “Doktor”, në fushën e turizmit. Mbas studimeve të larta ka kryer disa specializime pranë universiteteve në vende të ndryshme si në Itali, Britani e Madhe dhe Poloni. Prej vitit 1999 e deri në vitin 2020 ka punuar si staf akademik me kohë të plotë në Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, institucion në të cilin në vitin 2010 ka marr edhe titullin akademik “Docent”.
Krahas mësimdhënies është angazhuar në kryerjen e disa funksioneve drejtuese dhe administrative si:
Gjatë aktivitetit të tij kërkimoro-shkencor ka botuar: 8 artikuj shkencor brenda dhe jashtë vendit; 2 monografi; 2 tekste universitare; 26 kumtesa në konferenca shkencore. Po ashtu ka qenë anëtar i bordeve në revista dhe konferenca shkencore si dhe ekspert në disa projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Doc.Dr. Gentian Ruspi është aktualisht Koordinator i programit te studimit profesional 2 vjeçar “Guidë turistike” që ofrohet në Departamentin e Turizmit. Titullar dhe /ose hartues i programeve mësimore dhe i leksioneve për lëndët: Baza Turizmi; Gjeografia turistike e Shqipërisë; Transporti dhe turizmi; Praktika (në guidat turistike) etj.
Kontakt: gentianruspi@uamd.edu.al
MSc. Çelnik Mujollari i diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhë Agrobiznesit, Bachelor në Finance – Kontabilitet në vitin 2016 dhe Master Shkencor në Financë – Kontabilitet, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Master Shkencor Finance-Kontabilitet, periudha 6 muaj, Justus-Liebig University, Giessen, Gjermani. Pjesëmarrje në Konferencën Shkencore të 12-të dhe 13-të pranë Fakultetit të Biznesit për Kredinë Sovrane dhe Influencën e punësimit dhe efiçenca e saj në studimet universitare. Pjesëmarrje aktive në Konferenca Shkencore ndërkombëtare, Prill 2018, Konferencë për “Eksperiencat ekonomike në fushën e bujqësisë, blegtorisë, turizmit urban dhe rural”. 2gether 4 Strong – Digital Agriculture”High Level Forum on e-agriculture Sofia, Bulgaria. Prill 2015 Konferencë për “Aftësi të reja komunikuese si dhe pikëpamje të reja bashkpunuese, veçanërisht në fushën e turizmit urban dhe rural”. Balkans Let’s Get UP, financuar nga BE Sofia, Bulgaria. Dhjetor 2014, Konferencë për “Mbi mënyrat e financimeve, metodoligjitë e përdorura për reduktimin e kostove në tërësi rreth bimësisë jeshile, në funksion të turizmit urban e rural” Raportet kosto-përfitim. Justus-Liebig University, Giessen, Gjermani Erasmus mundus. Që prej muajit Maj 2020 deri në muajin Mars 2021, kam qënë pedagog i jashtëm në Departamentin e Financës, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës për lëndët e financës dhe kontabilitetit. Nëntor 2021 e në vazhdim vazhdoj si pedagog i brëndshëm në Departamentin e Turizmit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës për lëndët e financës dhe kontabilitetit. Lëndët e punuara: Bazat e kontabilitetit, Kontabiliteti Financiar, Kontabiliteti Hotelier Kontabilitetiti i Kostos dhe Drejtimit, Fiskalitet, Investime në Turizëm, Bazat e Financës.
This will close in 0 seconds