Turizëm

 

Përshkrimi i Programit:

Bachelor në Turizëm është një program i ciklit të parë të studimeve, me kohë të plotë që ofrohet
nga Departamenti i Turizmit dhe zgjat 3 vite akademike.
Gjatë tre viteve akademike, studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi turizmin, duke e
vlerësuar atë jo vetëm si fenomen por si një sistem biznesi, duke zhvilluar ndjenjë inovacioni dhe
sipërmarrjeje për ata që aspirojnë dhe kërkojnë një karrierë në industrinë e turizmit. Lëndët e
përfshira në kurikul synojnë informacione nga kultura, natyra dhe trashëgimia si produkte
turistike, njohja e formave të turizmit të interesit të veçantë, menaxhimi i udhëtimeve dhe
turizmi, turizëm i qëndrueshëm dhe marketing dhe menaxhim i destinacioneve, etj
Studentët që studiojnë Bachelor në Turizëm, pajisjen me aftësi për të analizuar turizmin si një
proces integrues hapësinor në kontekstin e mobilitetit bashkëkohor. Gjithashtu, nxit njohuritë
dhe teknikat për komunikimin, marketingun dhe menaxhimin e qëndrueshëm të destinacioneve
në fushat sociale, kulturore, ekonomike dhe mjedisore. Bachelor në Turizëm përgatit studentët
për të përballuar sfidat e zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe mjedisor të turizmit, duke
marrë parasysh globalizimin, transformimin dixhital dhe inovacionin, sikundër i aftëson të
punojnë në ekip në projekte në një mjedis kompleks dhe shumë dinamik.
Studentët gjatë viteve akademike përmes kurrikulës së pasur dhe komptencave profesionale të
profesorëve i mundëson studentëve të kuptojnë në cështjet e ndryshme sociale, ligjore dhe etike
të qenësishme në fushën e turizmit në Shqipëri e në botë, sikundër mbrojtjen e mjedisit,
mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e paqes në nivel global.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Profili i këtyre profesionistëve
Ky program studimi ka në fokus zhvillimin e aftësive të tilla që janë të vlefshme për profile të
tilla pune, si:
– Menaxher i sipërmarrjeve turistike
– Menaxher agjencish turistike e administrator udhëtimesh
– Menaxher i zhvillimit të trashegimisë
– Organizator ngjarjesh dhe menaxher programesh kulturore
– Konsulent udhëtimi
– Specialist marketing turizëm
– Menaxheri i Qendrës së Informacionit Turistik
– Menaxher projektesh në fushën e turizmit
– Punonjës në administratën publike në institucionet e turizmit
– Punonjës në organizatat e ndryshme për menaxhimin e destinacioneve
– Specialist për Operatorët Turistik
– Punonjës për Agjensitë Turistike
– Specialist në institucionet e përfshira në planifikimin dhe zhvillimin e turizmit rajonal
– Punonjes në organizata turistike
– Specialist në krijimin e produkteve turistike
– Punonjës në muze dhe parqe arkeologjike, natyrore.