Programi i Studimit Profesional 2-vjeçar “Guidë Turistike”

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit profesional “Guidë Turistike” ofrohet nga Departamenti i Turizmit në
Fakultetin e Biznesit. Programi ka një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike me 120 kredite gjithsej
dhe studimet zhvillohen në gjuhën shqipe.
Në këtë program pranohen të gjithë kandidatët studentë, të cilët kanë mbaruar me sukses maturën
shtetërore ose kandidatët që kanë një diplomë të shkollës së mesme ekuivalente të një vendi të huaj.
Stafi mirëpret dhe nxit të regjistrohen në këtë program studimi të gjithë kandidatët studentë me
rezultate sa më të larta, gjithsesi mesatarja e notave të shkollës së mesme nuk përbën një kriter
pengues për regjistrimin e studentëve.
Në përfundim të programit të studimit profesional në “Guidë turistike” studenti i diplomuari është
në gjendje të zotërojë aftësi: pët të hulumtuar zona të caktuara dhe të krijojnë itinerare të favorshme
udhëtimi; për të drejtuar grupe vizitoresh/turistësh dhe t‘i prezantojnë itinerarin; për planifikim të
itinerareve; për zhvillimin e paketave turistike nacionale dhe internacionale; për të krijuar ture
fleksibël në përshtatje me kërkesat e grupeve të ndryshme të vizitorëve; komunikative ndërmjet tyre
dhe operatorëve; për të interpretuar site kulturore, historike e natyrore; për menaxhim eventesh në
turizëm; për të gjeneruar dhe komunikuar informacione mbi itinerare, destinacione dhe trashëgiminë
kulturore, natyrore e historike; si dhe aftësi dhe kompetencë për të mënaxhuar ture, duke përfshirë të
gjitha udhëtimet dhe transferimet brenda konteksteve te ndryshme të turit.
Me diplomimin në këtë program studimi studentët kanë mundësi të shumta punësimi në një nga
sektorët e ekonomisë me të rëndësishmit e vendit tonë, siç është sektori i turizmit.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Disa nga mundësitë e punësimit që ofron konkretisht kjo diplomë janë:
– Guidë turistike e pavarur (freelance)
– Guidë në muze dhe vende historike
– Ofrues i shërbimeve në qendrat e informacionit turistik
– Menaxheri i qendrës së informacionit turistik
– Drejtues turi pranë kompanive/operatorëve të udhëtimeve
– Guide në parqe arkeologjike e parqe natyrore
– Menaxher turi
– Udhërrefyes turistik