“Menaxhim Turizmi me Profil Menaxhim Hotel Restorant”

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në  Menaxhim Turizëm me profil “Hotel- Restorant” bën të
mundur njohjen dhe përditësimin e studentëve me njohuritë dhe aftësitë praktike e profesionale
në fushën e mikëpritjes me qëllim pregatitjen e tyre për sfidat aktuale në tregun e punës.
Kurrikula e programit “Menaxhim Hotel – Restorant” është e pasur me module nga autorë
shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë ekspertë të turizmit, menaxhimit të ndërmarrjeve hoteliere dhe
ekstrahoteliere. Qëllimi kryesor i këtij program studimi është të nxjerrë në treg profesionistë me
kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e nevojshme për të konkurruar në tregun turistik vendas e
ndërkombëtar.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Rezultatet kryesore formuese të programit të studimit “Menaxhim Hotel-Restorant” janë:
1. Të përgatisë personel të aftë në sektorin e mikëpritjes.
2.Të tranferojë tek studentët njohjen e ekonomisë, menaxhimit dhe teknikat organizative në
lidhje me akomodimin turistik.
3. Të transferojë konceptet kryesore teorike për organizmin e bizneseve të turizmit nga
pikëpamja ekonomike- financiare e strukturore.
4. Të pajisë studentët me aftësi të përparuara në zhvillimin, promovimin dhe komunikimin e
ngjarjeve kulturore në konteksin e strukturave hoteliere dhe jashtë tyre.
5. Të pajisë nxënësit me metodologji për të analizuar turizmin si një proces shumë të gjerë
hapësinor në kontekstin e mobilitetit bashkëkohor.