Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Master Profesional në ”Guida Turistike Shqiptare” u ofron studentëve mundësinë e thellimit dhe zhvillimit të dijeve si dhe aftësive praktike e profesionale në drejtimin e udhërrefyesit turistik brenda kufijve të vendit. Njohja me burimet natyrore, kulturore, arkeologjike bashkëlidhur dhe me njohuritë menaxhuese dhe marketuese të destinacioneve turistike, krijon premisa për udhërrëfyes më të specializuar që do të operojnë në territorin shqiptar. Praktika mësimore dhe terminologjia në gjuhën e huaj, pajisin studentin me njohuritë dhe aftesitë e nevojshme për të konkurruar në tregun turistik.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Cikli i Dytë i Studimeve, Master Profesional në ”Guida Turistike Shqiptare” ofron një risi të kërkuar në tregun shqiptar e sidomos, atë rajonal. Kuadri formues për këtë specialitet synon të ofrojë njohuri dhe kompetenca për të drejtuar e menaxhuar turet turistike, për të informuar grupet e turistëve të huaj dhe vendas me vlerat traditën, historinë, natyrën e destinacioneve turistike shqiptare. Programi i studimit:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Programi Master Profesional “Guida Turistike Shqiptare” ofron njohuri të mira në fushën e turizmit duke rritur mundësitë për karrierë profesionale të udhërrëfyesëve turistike rajonalë e kombëtarë. Duke zhvilluar aftësi teknike, ndërpersonale dhe konceptuale bën të mundur punësimin e të diplomuarve në biznese të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme të industrisë së turizmit, si: Guida turistike profesionale pranë agjensive turistike të sektorit privat, Agjensia Kombëtare e Turizmit (AKT), Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike të Shqipërisë (NATGA), Guida profesionale pranë Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK), Unioni Turistik Shqiptar (UTSH), në Agjensitë Turistike dhe Tour Operatorët Shqiptarë, në njësi akomoduese turistike që kërkojnë guida turistike për turistët, në Muzetë e ndryshëm Shqiptarë, si guida private të liçensuar, etj.