Projekti STAND

Në kuadër të projektit STAND i cili ka per qëllim forcimin e autonomisë universitare dhe rritjen
e llogaridhënies dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor, në Universitetin e
Evropës Juglindore, ku dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” është partner, në datat 22 – 23 Maj
në Hamburg u zhvillua Workshop-i dy ditor mbi autonominë dhe fuqizimin institucional të
universiteteve.
UAMD u përfaqësua nga Dr. Viorela Polena dhe Znj. Ariola Harizi.
Disa nga temat e Workshopi-it përfshinin:
– Strukturat dhe projektet e decentralizuara kërkimore.
– Mbështetja e startup-eve në Universitetin e Teknologjisë në Hamburg.
– Ofrimi i shërbimit për kërkimin shkencor universitar dhe lidhja e tij me shoqërinë.
Ky projekt synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë së universitetit duke
rritur kapacitetet menaxhuese, llogaridhënien dhe transparencën e Universiteteve të Ballkanit
Perëndimor.