Master Profesional i Përbashkët në “Akuakulturë dhe Peshkim Detar”

Master Profesional i Përbashkët në “Akuakulturë dhe Peshkim Detar” pranë:Universitetit “Aleksandër Moisiu, Durrës, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Masteri Profesional i përbashkët është hapur nëpërmjet Urdhërit Nr. 580, datë. 04.10.2022 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në kuadër të projektit të financuar nga BE “Ngritja e kapaciteteve për Rritjen Blu dhe zhvillimin e kurrikulave të peshkimit detar në Shqipëri” (www.almars-project.eu), nën drejtimin e Universitetit të Splitit, Kroaci dhe Universitetit Politeknik të Marke, Itali.

Akuakultura është fusha e studimit lidhur me kultivimin dhe përpunimin e organizmave ujorë (të tilla si peshqit apo dykapakorët), kryesisht për konsum ushqimor. Peshkimi është industria e kapjes dhe përpunimit të këtyre organizmave ujorë.

Kualifikimi Master në “Akuakulturë dhe Peshkim Detar” zhvillon të kuptuarit e parimeve të akuakulturës dhe praktikave në nutricionin dhe cilësinë e ujit, riprodhimin dhe gjenetikën, menaxhimin e qëndrave të rritjes së rrasatit, ekologjinë dhe fiziologjinë, kultivimin dhe prodhimtarinë, menaxhimn shëndertësor dhe kontrollin e sëmundjes, cilësinë e produkteve, sistemin dhe teknologjinë e akuakulturës, projektimin eksperimental dhe statistikat për biologjinë, biologjinë e peshkimit e menaxhimin, dhe biznesin biologjik.

Studentët e diplomuar në Akuakulturë, Peshkim, Shkenca Mjedisore dhe Ujore, Biologji, Shkenca Ekonomike dhe të lidhura me Ekonominë Blu, të cilët mund të ndjekin këtë program Master, menaxhojnë dhe rregullojnë peshkimin, akuakulturën dhe aktivitetet e peshkimit e të përpunimit të peshkut.

Punët e zakonshme në këtë sektor përfshijnë:

  • Peshkimin
  • Menaxhimin e qëndrave të kultivimit të peshkut
  • Rritjen e rrasatit
  • Përpunimin e peshkut
  • Biologjinë detare
  • Kërkimin shkencor dhe ruajtjen e mjedisit ujor