Ceremonia e Diplomimit, Viti Akademik 2021-2022

1700 studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” e patën mbrëmjen e së premtes një nga më të rëndësishmet e jetës së tyre.

Pas vite studimesh, ata kurorëzuan mbrëmë ëndrrën e tyre, diplomimin.

Rektorja e UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski: Studentët, gjithmonë të parët!

Ne ju kemi vënë ju gjithmonë të parët. Kemi dashur të stimulojmë dhe zhvillojmë kuriozitetin tuaj intelektual, kemi nxitur kreativitetin tuaj, jemi rrekur t’ju formojmë më aftësitë e duhura të forta dhe të buta. Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi: UAMD, impakt rajonal!
UAMD nuk është thjesht një universitet i rëndësishëm në Shqipëri, por një institucion akademik me impakt Rajonal. Të diplomuarit tanë tashmë kanë një mision akoma më të madh, të mobilizohen me aftësitë, idetë, energjinë dhe talentin e tyre për t’i shërbyer Shqipërisë sonë të dashur.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana Sako: Lidhja e fortë mes pushtetit vendor dhe UAMD-së do të thellohet më tej
Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një sërë nismash në ndihmë të të rinjve, nxënës dhe studentë dhe do të japë gjithmonë mbështetjen maksimale për Universitetin e Durrësit dhe nevojat e tij. Të gjithë ata të rinj e të reja që kanë aftësinë për të punuar dhe kanë ide të reja do të gjejnë plotësisht mbështetjen tonë.
I ftuari i nderit, Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar i Shahut, Erald Dervishi: Ndiqni ëndrrat tuaja!
Sot keni përmbushur një ëndërr, dhe nesër do të nisni rrugëtimin drejt një ëndrre të re. Mos harroni, nëse ndiqni ëndrrën tuaj, dita juaj më e lumtur nuk do të mbarojë asnjëherë.
Falenderime për Alumnit tanë Armela Murati, e cila ka hyrë në histori si pilotja e parë grua në historinë e shtetit shqiptar, dhe Mariglen Qorri, sipërmarrësi i ri nga Durrësi. Jeni shembuj frymëzues për të rinjtë e Durrësit dhe Shqipërisë.
Mirënjohje të thellë për prindërit tanë. Për përpjekjet dhe sakrificat për t’i parë bijtë/bijat e tyre të diplomuar këtë ditë!
Falenderime për sponsorët kryesorë Crystal Systems, një kompani multinacionale që operon në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit. Falenderime edhe për Red Bull Shqipëri, Sandy Beach Resort, Restorant Pampas, Korriku Flowers dhe Uni Euro SHPK për mbështetjen tuaj për realizimin e kësaj ceremonie.