Fakulteti i Studimeve Profesionale është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, dt. 20.12.2006, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD). Fillimisht njihej si Shkollë e Lartë Profesionale. Që nga viti 2010 ka ndryshuar status në “Fakultet i Studimeve Profesionale”.
Në gjithë veprimtarinë e tij FSP synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo që kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë.
Si ofruesi i arsimit profesional, ky Fakultet, synon krijimin e një sistemi modern dhe cilësor të arsimit profesional në vend. Një sistem i tillë do të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale dhe qytetarisë së të rinjve, nëpërmjet ofrimit të kualifikimeve profesionale, jo vetëm në përputhje me kërkesat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, por dhe më gjerë.
Për këtë qëllim arsimi i lartë profesional është një ndër prioritetet e zhvillimit të arsimit të lartë në vend. Gjithashtu, edhe në kontekstin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, arsimi profesional është përcaktuar si një ndër elementët kyç të politikave zhvillimore për një integrim të shpejtë dhe të plotë të vendit drejt familjes së madhe Evropiane.
Institucioni lëshon diploma të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan.
Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007, uli në auditorët e tij rreth 71 studentë nga të gjitha trevat e vendit. Sot Fakulteti numëron 2286 studentë të diplomuar.
Adresa:
Lagjja 1, Rruga e Currilave, Durrës, 2001, Shqipëri
Orari:
e Hënë-e Dielë
8:00-16:00
Fakulteti i Studimeve Profesionale ofron programet e mëposhtme:
Programe profesionale ( 2-vjeҁare – 120 ECTS);
Menaxhim Ndёrtimi, Hidroteknikё Ujёsjellёs-Kanalizime, Teknikë Elektrike, Menaxhim Transporti Detar/Tokёsor, Teknologji Automobilash, Specialist Rrjetash Kompjuterike, Informatikё Praktike, Asistent Ligjor, Asistent Administrativ, Ndihmёs Dentist.
Programe të Ciklit të Parë të Studimit ( Bachelor -180 ECTS);
“Navigacion dhe Menaxhim Detar”, “Infermieri e Përgjithshme”, “Fizioterapi”, “Mami”.
Programe të Ciklit të Dytë të Studimit;
Master Profesional nё “Infermieri Kirurgjikale”
Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.