Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë është një prej tre Njësive Bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga 15 anëtarë stafi Akademik.

Aktualisht në këtë vit të ri akademik 2017-2018 përbërja e stafit të Departamentit është si më poshtë: 2 navigator (kapiten anije); 5 inxhinierë mekanikë; 2 inxhinierë elektrikë; 2 inxhinierë ndërtimi; 2 inxhinier mjedisi; 1 arkitekt dhe 1 staf ndihmës akademik – laborant për degën “Teknologji Automobilash”. Departamenti përbëhet nga një staf me mosha të ndryshme, duke harmonizuar më së miri përvojën e pasur në praktikë, por edhe në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të një pjese të tij, me vrullin, entuziazmin, energjinë e stafit me moshë të re e të etur për dije.  Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Programet në Ciklin e Studimit – Bachelor, Dega “Navigacion dhe Menaxhim Detar” dhe Ciklin e studimeve 2-vjeçare – Diplomë Profesionale në Degët: “Teknologji Automobilash”, “Teknik Elektrik”, “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor”, “Menaxhim Ndërtimi”, “Hidroteknikë-Ujësjellës-Kanalizime”.

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore. Kështu, vetëm në 3 vitet e fundit në Departament ju dha Titulli Prof. As. një anëtari dhe 3 të tjerë morrën Gradën Doktor i Shkencave në Inxhinieri.  Në 2 vitet e fundit numërohen 62 botimeve në Revista Shkencore, janë prezantuar 56 referate në Konferenca Shkencore, si dhe janë bashkëpunëtorë në 6 projekte të EU. Po kështu ky Departament inicioi Konferencën e parë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe mundësoi realizimin me sukses të saj.

Për vetë specifikat e Programeve të Studimit që mbulon Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, në vëmendjen e anëtarëve të tij është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas dhe botës së biznesit, me të cilën lidhen ngushtësisht profilet profesionale të Degëve që mbulohen nga ky Departament. 

Programet e Studimit

Navigacion dhe Menaxhim Detar

Bachelor

Teknik Elektrik

Program 2 vjeçar

Teknologji Automobilash

Program 2 vjeçar

Menaxhim Transporti Detar dhe Tokësor

Program 2 vjeçar

Mekanik Detare

Program 2 vjeçar

Menaxhim Ndërtimi

Program 2 vjeçar

Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime

Program 2 vjeçar

Specialist i Sistemeve të Kondicionimit

Program 2 vjeçar

Mekanikë Impiantesh Industriale dhe Bujqësore

Program 2 vjeçar

Logjistikë dhe Siguri Detare

Master Profesional

Maritime Environmental Protection and Management

Master Shkencor

Stafi:

Përgjegjëse Departamenti Dr. Ing. Stela Sefa

Dr. Ing. Stela Sefa është pedagoge në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë. Ajo mban titullin Doktor i Shkencave në Inxhinieri, të mbrojtur në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

Znj.Sefa është diplomuar për Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ajo ka kryer studimet post Master në Efiçiencë Energjie dhe Vlerësuese e Pasurive të Paluajtshme, si edhe është specializuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bremen, Gjermani për Biogaz.

Fushat e kërkimit janë Ndotja e Mjedisit, Energjitë e Rinovueshme, Efiçienca e Energjisë, Auditimi i Energjisë etj.

PedagogProf. Dr. Osman Metalla

Z. Metalla ka lindur në Durrës më 17 Korrik 1964. Ai është diplomuar në Akademinë Detare Shqiptare dhe ka një përvojë të gjerë në fushën e transportit, koordinimit me aktorët, menaxhimit dhe logjistikës. Aktualisht, ai është Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe mban titullin akademik Profesor i Asociuar.

Lëndët kryesore që ai ligjëron përfshijnë Navigimin, Sigurimet Detare, Ekonominë Detare dhe Astronominë Detare.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka mbi 27 vite përvojëmenaxhimin portual, transportin, trafikun portual, sigurinë e navigimit, legjislacionin detar, koordinimin me aktorët e sektorit, shërbimet portuale dhe zbatimin e projekteve në fushën e detarisë dhe të gjithë infrastrukturës së transportit (përfshirë transportin rrugor dhe hekurudhor) në Shqipëri.

Ai ka qenë Koordinator i Strategjisë Sektoriale Kombëtare të Transportit (2006) dhe ka përvojë në identifikimin e nevojave të aktorëve, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës së transportit, duke përfshirë studime fizibiliteti, analiza kosto-përfitim, si dhe planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve ndërkombëtare të infrastrukturës.

Studimet e tij të doktoraturës kanë trajtuar temën: “Hapësirat portuale dhe ndikimi i tyre në performancën e porteve”.

 

 

 

4o

PedagogProf. Dr. Elizabeta Susaj

Prof. Dr. Elizabeta Susaj është një akademike me përvojë të gjatë profesionale dhe shkencore në bujqësi, mjedis dhe arsimin e lartë. Aktualisht, ajo është pjesë e Departamentit të  Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin Aleksandër Moisiu” Durrës.

E diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1989, ajo ka përfunduar tre mastera shkencorë, dy në Hortikulturë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe një në “Gjenetikën e Hortikulturës dhe Bioteknologji” në Mediterranean Agronomic Institute of Chania – MAICh, Kretë, Greqi, si dhe mban titullin “Doktor i Shkencave” që prej vitit 2006. Në vitin 2014, është titulluar si “Profesor i Asociuar” dhe në 27 Nëntor 2024 ka marrë titullin akademik “Profesor Doktor”.

Prof. Susaj ka kontribuar për më shumë se 37 vjet në bujqësi, mjedis, arsim dhe kërkim shkencor, përfshirë angazhime në institucione si Instituti i Perimeve dhe Patates Tiranë, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë Krujë dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia e Tiranës. Ajo ka qenë pjesë e disa projekteve ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në kualifikime të tjera në institucione prestigjioze, si University of Missouri dhe në Michigan State University, SHBA.

Ajo ka një përvojë prej më shumë se 20 vjetësh në mësimdhënie në disa institucione publike e private të arsimit të lartë në Shqipëri, si Universiteti Western Balkans, Universiteti Polis, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, etj. Është autore dhe bashkëautore e disa librave teknikë e shkencorë, monografive dhe dhjetra artikujve shkencorë, disa prej të cilëve me faktor impakti.

Prof. Susaj ka udhëhequr dhjetra teza diplome Master dhe dy doktoratura (PhD) me diplomë e përbashkët mes Universitetit Polis dhe Universitetit të Ferrarës, Itali.

Ajo është anëtare e bordit editorial të disa revistave shkencore ndërkombëtare, si anëtare e Bordit Editorial të HORIZONS – Revistë Shkencore Ndërkombëtare (International Scientific Journal), publikuar nga University St. Kliment Ohridski, Bitola, Republika e Maqedonisë së Veriut https://uklo.edu.mk/ojs/index.php/horizons/about/editorialTeam; anëtare e Bordit Editorial të Journal of Agriculture and Sustainable Rural Development (JSARD) – Revistë Shkencore Ndërkombëtare (International Journal), publikuar nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, Universiteti i Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut https://sites.google.com/unite.edu.mk/jard/editorial-board;  anëtare e Bordit Editorial të American Journal of Environmental Science and Engineering http://www.ajese.org/editorialboard; anëtare e Bordit Editorial të Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ) http://oiirj.org/oiirj/editorial-board/;     anëtare e Bordit Këshillues (Advisory Board) të International Educational E-Journal http://oiirj.org/oiirj/ejournal/2014/07/21/advisory-board/, etj.    

Prof. Susaj është gjithashtu anëtare e disa shoqatave profesionale si International Society for Development and Sustainability (ISDS) Japoni https://www.isdsnet.com/membership.html; anëtare e Shoqatës Ballkanike të Mjedisit (Balkan Environmental Association – B.E.N.A), anëtare e BALWOIS (Water Observation and Information System for Balkan) https://balwois.com/members/; anëtare e Përhershme (Permanent Member) e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave (Albanian-American Academy of Sciences- AAAS). http://the-aaas.com/Permanent%20members.html; anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve të Bujqësisë (International Federation of Agricultural Journalists – IFAJ)International Federation of Agricultural Journalists (IFAJ), etj.

  1. Edukimi / Shkollimi

▪ Janar 1989

Diplomuar “Agronom i Lartë” në Hortikulturë (Perimtari) – ekuivalente me Master i Integruar
Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Departamenti i Hortikulturës
Nr. Regjistrit: 5610, datë 30.01.1989

▪ Korrik 2003

Master Shkencor në Hortikulturë (Shkolla Pasuniversitare)
Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Departamenti i Hortikulturës
Nr. Regjistrit: 35, datë 04.09.2003

▪ Korrik 2004

Master i Shkencave në Gjenetikën e Hortikulturës dhe Bioteknologji
Mediterranean Agronomic Institute of Chania (MAICh – CIHEAM), Greqi
(Institucion Publik Ndërkombëtar i Edukimit dhe Kërkimit Shkencor)
Diploma Nr.: D00000954, lëshuar në Paris, më 30 Korrik 2004
Njehsuar si Diplomë e Nivelit të Dytë nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Nr. Regjistrit: 1294, datë 08.01.2009

▪ Maj 2006

Titulli: “Doktor i Shkencave” në Fushën e Bujqësisë
Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Departamenti i Hortikulturës
Vendim Nr.: 59, datë 08.05.2006
Nr. Regjistrit Themeltar: 4434

▪ Dhjetor 2014

Titulli Akademik: Profesor i Associuar (Prof. Assoc. Dr)
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Nr. Regjistrit: 556
Nr. Diplomës: 25, datë 25.01.2015

▪ Qershor 2017

Çertifikim si “Ekspert Mjedisi”
Ministria e Mjedisit, Shqipëri
Nr. Protokolli: 5139, datë 22.06.2017
Nr. Identifikues: 351

▪ Nëntor 2024

Titulli Akademik: Profesor (Prof. Dr)
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Vendim Nr.: 52, datë 27.11.2024
Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik pranë UBT
Nr. Rendor: C172 në Regjistrin Shtetëror të Gradave Shkencore dhe Titujve Akademikë pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit

  1. Lista e përmbledhur e publikimeve

2.1. Artikuj shkencorë të publikuar në revista të indeksuara

(Thomson Reuters, Journal Citation Report – JCR, Scopus, International Society for Research Activity – ISRA Impact Factor, ISSN)

  1. Susaj, E.,Duhanaj, Gj., Susaj, L. (2024). Effect of light intensity and cuttings type on rooting ability of carnation (Dianthus caryophyllus).  Journal of Environmental Protection and Ecology Vol. 25, No 4, 1032-1040 (2024).  ISSN: 1311-5065. Scopus. IF: 0.657. https://scibulcom.net/en/article/yBPbPNlhuAYkN0LCj3u0 
  2. Susaj, E.,Susaj, L. (2023). Resistance of the main Albanian indigenous grapevine cultivars to downy mildew (Plasmopara viticola) and grey rot (Botrytis cinerea Pears.). Journal of Environmental Protection and Ecology 24, No 7, pp. 2258–2266 (2023).  ISSN: 1311-5065. Scopus. IF: 0.657.  https://scibulcom.net/en/article/3TvnzyxFHXyUit0xPFd5  
  3. Susaj, E., Kucaj, E., Susaj, L. (2023). Impact of car wash wastewater on the surface water quality in Shkoza, Tirana, Albania. Journal of Environmental Protection and Ecology (JEPE), Vol. 24 (1): pp.1-9, January 2023. ISSN: 1311-5065. Scopus. IF: 0.657 https://scibulcom.net/en/article/E1noOs06XW2rMeRKygwz
  4. Duhanaj, Gj., Susaj, E.,Susaj, L. (2022). Ampelographic evaluation of the main phenological, vegetative and productive characters of White Shesh grapevine cultivar, under Tirana climate conditions. International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), Vol. 12 (4): 33-38 (2022), ISSN: 2224-4980, IF = 2017: 1.811, Clarivate- Web of science core collection: JCI: 2021=0.04 ICV = 2021: 100.0, https://doi.org/10.31407/ijees12.405, https://doi.org/10.31407/ijees, https://doi.org/10.31407/ijees12.4   
  5. Susaj, E.,Susaj, L. (2023). Expression of phenological and technological characteristics of the red wine grapevine ‘Kallmet’ in two different altitude locations of Albania. Journal of Hygienic Engineering and Design (JHED), Vol. 44, October 2023, pp. 178-184. ISSN: 1857-8489.  https://keypublishing.org/jhed/wp-content/uploads/2023/09/21.-Full-paper-Elizabeta-Susaj.pdf  
  6. Susaj, E.,Susaj, L. (2023). Productivity and Oenological Characteristics of Nine Clones of ‘Ceruja’ White Wine Grapevine Variety in Lis, Mat, at North-Eastern Part of Albania. Journal of the Austrian Society of Agricultural Economics (JASAE), Volume 19, Issue 07, July, 2023, JASAE-18-07-2023-266, pp. 1825-1834. ISSN: 18158129, E-ISSN: 18151027, Scopus, Q4 SJR: 0.11. https://www.sagepublisher.com/article/productivity-and-oenological-characteristics-of-nine-clones-of-ceruja-white-wine-grapevine-variety-in-lis-mat-at-north-eastern-part-of-albania  
  7. Susaj, E., Nikolla, M., Susaj, L. (2022). Impact of Cluster Thinning on Yield Features and Wine Quality of Black Shesh Grapevine Cultivar in Lis, Mat, at North-Eastern Part of Albania. Journal of the Austrian Society of Agricultural Economics (JASAE), Vol 18, Issue 11, December, 2022, JASAE-28-11-2022-192 pp. 1327-1334. ISSN: 18158129 E-ISSN: 18151027, Scopus, Q4. SJR: 0.11. https://www.sagepublisher.com/article/impact-of-cluster-thinning-on-yield-features-and-wine-quality-of-black-shesh-grapevine-cultivar-in-lis-mat-at-north-eastern-part-of-albania
  8. Susaj, E., Nikolla, M., Bekolli, A., Vuksani, Gj., Gashi, A., Susaj, L. (2020).  Influence of shoots type and light intensity on carnation seedlings production. Baltica, Vol. 33 (1): pp. 91-100.  ISSN: 0067-3064, IF = 0.727 JCR (JCR2023) ® SJR = 0.218. Publisher:  Lithuanian Academy of Science,  http://balticajournal.com/baltica/index.php/pdf/stream/L6GGj/1578055379
  9. Duhanaj, Gj., Susaj, E.(2020). Determination of Phenological and Chemical-Technological Indicators of Five Apple Cultivars under Climate Conditions of Pollozhan, Peshkopi, Albania. KNOWLEDGE – International Journal, Vol. 41 No. 4 (2020): Knowledge for sustainability: pp. 771-777. ISSN: 1857-923X (Printed), ISSN: 2545-4439 (Online). Publisher:   Institute of Management and Knowledge, Skopje, North Macedonia. https://ikm.mk/ojs/index.php/kij/article/view/708/707  
  10. Susaj, E.,Susaj, L., Laurenço, J. M., Kucaj, E., Susaj, M. (2018). Relationship between Salt Concentration in the Irrigation Water and Leaf Area and Leaf Chlorophyll Content in Four Antiphylloxeric Rootstocks of Grapevine. TRANSYLVANIAN Review, Vol. XXVI, №. 30, July 2018: pp. 7993-7999. ISSN: 1221-1249, 1584-9422. Q2 SRJ 2022 = 0.14. Publisher:  Center of Transylvanian Studies (Centrul de Studii Transilvane). https://repositorium.sdum.uminho.pt/handle/1822/58932.
  11. Susaj, E.,Susaj, L. (2018). Autochthonous grapevine varieties as an important component for the development of rural tourism. Journal of Agriculture and Animal Production Science for Rural Development Buletini Kërkimi Shkencor në Bujqësi dhe Prodhimin Shtazor për Zhvillimin Rural / (Scientific magazine), Year VIII, Vol. VIII (2): pp. 7-16. ISSN 2224-7718.
  12. Susaj, L., Susaj, E.,Duhanaj, Gj. (2018). Albanian Viticulture and Wine production. Albanian j. agric. sci. (AJAS), ISSN 2218-2020, Volume 17, Special issue (2018): presented papers in the 2nd International Conference on Agriculture and Life Sciences “ICOALS”, hold on Agricultural University of Tirana, May 7 – 9, 2018: pp. 61-66. https://ajas.ubt.edu.al/albanian-viticulture-and-wine-production/   
  13. Susaj, L., Susaj, E.,Shpati, F. (2018). Determination of Salt Tolerance of Four American Grapevine Rootstocks 1103P, Kober 5BB, 140Ru and SO4 to Sodium Chloride Concentration in the Soil. Albanian j. agric. sci. (AJAS), ISSN 2218-2020, Volume 17, Special issue (2018): presented papers in the 2nd International Conference on Agriculture and Life Sciences “ICOALS”, hold on Agricultural University of Tirana, May 7 – 9, 2018: pp. 67-72. https://ajas.ubt.edu.al/determination-of-salt-tolerance-of-four-american-grapevine-rootstocks-1103p-kober-5bb-140ru-and-so4-to-sodium-chloride-concentration-in-the-soil/  
  14. Kucaj, E., Susaj, E.,Qaja, B. (2018). Regional and global cooperation for solving environmental problems. Vjetari Shkencor “FEF” Nr. 5, Part II, Selected works of the International Conference “Interregional Developments in Geographical, Historical, Social, Economic and Cultural Focus”, Korçë, November 3, 2017 (Special edition of Science Bulletin of “Fan S. Noli” University of Korça): pp. 255-268. ISSN 2078-7111. https://docplayer.net/160421589-Issn-universiteti-fan-s-noli-korce-fakulteti-i-edukimit-dhe-filologjise-viteari-shkencor-5-2-fef.html  
  15. Susaj, E.,Dobjani, E., Ahmeti, P. (2017). Cilësia e ajrit të brendshëm në disa institucione arsimore dhe shërbimin urban publik në Qytetin e Tiranës. Bulletin of Natural Sciences (Buletini i Shkencave të Natyrës), Vol. 24, ISSN: 2305-882X (online): pp. 208-217. https://jns.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/4_E_Susaj_E_Dobjani_P_Ahmeti_rreg_70ba14e022.pdf   
  16. Susaj, E.,Susaj, L. (2017). Improving Yield Features and Wine Quality of Black Shesh Grapes.  Journal of Balkan Ecology (JBE), Vol. 20, No 1: pp. 40-57, ISSN: 1311-0527 (Print). © PublishScieSet-Eco Publisher.  http://en.ecobalk.com/
  17. Kucaj, E., Susaj, E.,Qaja, B. (2017). Renewable Energy – a Great Energizing Potential that Eliminates Environmental Pollution. European Journal of Economics and Business Studies (EJES), [S.l.], Vol. 3 No. 3 (2017): September – December: pp. 40-45. ISSN: 2411-9571 (Print) ISSN: 2411- 4073 (online).  https://revistia.com/index.php/ejes/article/view/5378, DOI: http://dx.doi.org/10.26417/ejes.v9i1.p40-45, https://revistia.com/files/articles/ejes_v3_i3_17/Enkelejda.pdf, http://journals.euser.org/index.php/ejes/article/view/2552 
  18. Rembeci, G., Susaj, E.(2016). Sustainable Tourism as A Smart Alternative to Boost Economic Development in Shkodra Region. Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ), {Bi-Monthly}, ISSN: 2249-9598, Volume VI, Nov. 2016 Special Issue (1): pp. 192-204. IF: 3.816 ISRA: JIF http://www.oiirj.org/oiirj/nov2016-special-issue(1)/26.pdf  
  19. Duhanaj, Gj., Susaj, L., Susaj, E.(2016). Effects of Fruitlets Thinning on Yield and Crop Load of the “Jonagored” Apple Cultivar. Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ), {Bi-Monthly}, Vol. VI, Sept 2016 Special Issue: pp. 27-34. IF: 3.816 ISRA: JIF http://www.oiirj.org/oiirj/sept2016-special-issue/02.pdf  
  20. Susaj, E.,Susaj, L., Belegu, M. (2016). Effect of Drip Irrigation Rate on Grape Yield and Quality of Table-grapevine Cultivar “Italia”. Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ), Bi-Monthly}, Vol. VI, Issue1, Jan-Feb. 2016: pp. 01-07. IF: 3.113 ISRA: JIF. http://www.oiirj.org/oiirj/jan-feb2016/01.pdf 
  21. Shpati, F., Susaj, L., Susaj, E.(2016). Relationship between NaCl Concentration of the Irrigation Water and the Plants Moisture Content of Four Antiphylloxeric Rootstocks of Grapevine. Albanian Journal of Agricultural Sciences (AJAS) Vol. 15(2): pp. 135-142. ISSN 2218-2020, GIF (2015): 0.987, IC (2015) = 74.51 https://drive.google.com/file/d/0B_i7_HlsPT6HckVncDVxMy1zZ1E/view?pli=1  
  22. Shpati, F., Susaj, L., Susaj, E.,Duhanaj, Gj. (2015). Effects of Sodium Chloride Concentration on Moisture Content of the Whole Plant and Hardwood Cuttings of Four Antiphylloxeric Rootstocks of Grapevine. Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ), {Bi-Monthly}, Vol. V, Issue-III, May-June 2015 Issue: pp. 01-06. ISRA JIF = 2.217. http://www.oiirj.org/oiirj/may-june2015/01.pdf  
  23. Duhanaj, Gj., Susaj, L., Roshanji, N., Susaj, E. (2015). Effects of Fruit Thinning Method on Crop Load and Yield on “Golden Delicious” Apple Cultivar, Under Gjakova’s Climate Conditions. Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ), {Bi-Monthly}, Volume-V, Jan. 2015 Special Issue: pp. 12-19. ISSN 2249-9598, ISRA JIF = 2.217. http://www.oiirj.org/oiirj/jan2015-special-issue/02.pdf

2.2. Pjesëmarrje në kongrese, konferenca dhe simpoziume shkencore, kombëtare e ndërkombëtare Autor i parë

  1. Susaj, E.,Susaj, L. (2023). Expression of the main ampelographic characteristics of seven autochthonous grapevine cultivars grown in different regions of Albania.  Journal of Agriculture and Sustainable Rural Development (JASRD), Tetova, Republic of North Macedonia: pp. 63-73. https://journals.unite.edu.mk/Abstract?AId=1190&DId=2454 
  2. Susaj, E.,Susaj, L. (2022). Assessment of Noise Emission Levels and Acoustic Pollution near Tirana International Airport “Mother Teresa”, Albania. CEUR Workshop Proceedings, Vol. 3293, ISSN 1613-0073. Proceedings of the 10th International Conference on Information and Communication Technologies in Agriculture, Food and Environment (HAICTA 2022) Athens, Greece, September 22-25, 2022. Session 6: Environment – Policy), pp. 217-221, https://ceur-ws.org/Vol-3293/paper42.pdf  
  3. Susaj, E.,Kucaj, E., Qaja, B. (2018). Assessment of possible effects on ecosystems of small hydropower plants under construction in Valbona Valley National Park, Albania.  Conference Proceedings of the TAW2018 [CO] Habitation Tactics Imaging future spaces in architecture, city and landscape. International Scientific Conference, Polis University, Tirana 20-23 September 2018, Scientific session 9 – Water ecosystem [ECO/07]: pp. 96-108. POLIS Press ISBN: 978-9928-4459-6-4.
  4. Susaj, E.,Kucaj, E., Laçi, E., Susaj, L. (2017). Environmental Impacts Assessment of Chromium Minings in Bulqiza Area, Albania. Conference Proceedings Book, Vol. 2, 13th International Conference on Social Sciences (ICSS XIII 2017), Vienna, Austria, 6-7 October 2017, ISBN: 9788890916120, pp. 386-392. https://books.revistia.com/files/proceedings/13th_ICSS_2017_Proceedings_Book_Vol2_ISBN_9788890916120.pdf,   http://books.euser.org/files/proceedings/13th_ICSS_2017_Proceedings_Book_Vol2_ISBN_9788890916120.pdf.
  5. Susaj, E.,Susaj, L., Pogoni, R., Susaj, M. (2017). Assessment of the Urban Green Space in Relation to the Health and Wellbeing of Citizens in Tirana, Albania. Congress Book of the 2nd INTERNATIONAL BALKAN AGRICULTURE CONGRESS, 16-18 MAY 2017, Tekirdağ, Turkey: pp. 591-597. ISBN: 978-605-4265-49-7.
  6. Susaj, E.,Susaj, L., Dragusha, B. (2015). Flower, bunch and berry characters of wild grapevine populations grown in three river basins of Northern Albania.  Proceedings book of the 3rd International Conference “Harmonization of Environmental Research and Teaching with Sustainable Policy” (HERTSPO2015), November 6-8, 2015, Shkodër, Albania, Volume 2: pp. 35-43.  University of Shkodra “Luigj Gurakuqi” and Balkan Environmental Association (BENA), 2015, Shkodër, Albania, ISBN: 978-9928-4135-5-0.
  7. Susaj, E., Susaj, L., Shumeli, A., Nepravishta, A., Susaj, M. (2015). Effect of drip irrigation rate on grape yield and quality of red-wine grape cultivar “Kallmet”. Proceedings Book of the XIth Symposium – Biodiversity Conservation and Sustainable Use for Rural Development, Tirana, Albania, 21stDec. 2015: pp.142-146. ISBN: 978-99284-07-092.
  8. Susaj, E.,Kucaj, E., Husi, S., Qaja, B., Rusi, I. (2018). Land use challenges and environmental impacts of unplanned urbanization in the Bathore Administrative Unit, Albania.   Proceedings of the 1st Western Balkan Conference on GIS, Mine Surveying, Geodesy and Geomatics Tirana, Albania, 3-4 October 2018, Chapter 3, Scientific Abstracts, pp. 388-389.  ISBN: 978-9928-07-599-4.  https://docs.wixstatic.com/ugd/6500a0_ed2d42012d8c468bba1076c40f74859a.pdf  
  9. Susaj, E.,Ahmeti, P., Muka, R. (2018). Urban development and digitalization of the administrative unit Sukth, Durrës, Albania, using GIS.   Proceedings of the 1st Western Balkan Conference on GIS, Mine Surveying, Geodesy and Geomatics Tirana, Albania, 3-4 October 2018, Chapter 3, Scientific Abstracts, pp. 390-391.  ISBN: 978-9928-07-599-4.  https://docs.wixstatic.com/ugd/6500a0_ed2d42012d8c468bba1076c40f74859a.pdf   
  10. Susaj,, Kucaj, E. (2017). Mundësitë e gjenerimit të energjisë elektrike nga biogazi në Landfillin e Sharrës. Abstract Book, “Western Balkan Waste Solution” Congress Exhibition, 23-26 November 2017, Palace of Congresses, Tirana, Albania, 22/ACTA SCIENTARIUM, UET Press, ISBN: 978-9928-236-36-4: pp. 182-185.
  11. Susaj, E.,Susaj, L., Shpati, F., Susaj, M. (2016). “Effects of irrigation with saline water on leaf area and leaf chlorophyll content in four antiphylloxeric rootstocks of grapevine”. Abstract Book: of the 2nd International Balkan Agriculture Congress, May 16-18, 2017, Tekirdag, Turkey, pp. 316. ISBN: 978-605-4265-46-6.  http://euniversite.nku.edu.tr/kullanicidosyalari/2490/files/Abstarct%20Kitab%C4%B1%2025%20May%C4%B1s%202017.pdf 

2.3. Pjesëmarrje në kongrese, konferenca dhe simpoziume shkencore, kombëtare e ndërkombëtare – Bashkëautor

  1. Terpo, A., Rembeci, G., Susaj, E.(2018). Using GIS as an Urban Planning Methodology – Case Study, Dropull Municipality. Proceedings Book of the 1st Western Balkan Conference on GIS, Mine Surveying, Geodesy and Geomatics, Tirana, Albania, 3-4 October 2018, Chapter 2, Scientific Full Papers, GIS Session: pp. 38-50. ISBN: 978-9928-07-599-4. https://docs.wixstatic.com/ugd/6500a0_298bff55c2294655bba80b5c45692f9d.pdf    
  2. Kucaj, E., Susaj, E.,Rusi, I., Qaja, B. (2018). Heavy metals concentration in agricultural soils around the metallurgic Elbasan, Albania. Conference Proceedings of the TAW2018 [CO] Habitation Tactics Imaging future spaces in architecture, city and landscape. International Scientific Conference, Polis University, Tirana 20-23 September 2018, Scientific session 12 – Balancing ecosystems [ECO/11]: pp. 131-138. POLIS Press ISBN: 978-9928-4459-6-4.
  3. Qaja, B., Susaj, E.,Kucaj, E. (2018). Development of Pan-European Road Corridor X in Last Two Decades. Conference Proceedings of the TAW2018 [CO] Habitation Tactics Imaging future spaces in architecture, city and landscape. International Scientific Conference, Polis University, Tirana 20-23 September 2018, Scientific session 2 – Mobility future challenges [MOB01]: pp. 517-524. POLIS Press, ISBN: 978-9928-4459-6-4.
  4. Dobjani, E., Susaj, E.(2017). Eficienca e energjisë dhe cilësia e ambientit të brendshëm si faktorë të rëndësishëm në cilësinë e jetës së njeriut. Abstract Book: Konferenca Shkencave të Natyrës dhe Teknologjisë (KSNTEK 2017), Tiranë, 17-18 Nëntor 2017, ISBN: 978-9928-4329-7-1: pp. 36.
  5. Mustafaraj, G., Dobjani, E., Kucaj, E., Susaj, E.,Rembeci, G. (2017). Assessing Different Retrofitting Technologies in Function of Investment Cost. Proceedings of the Tirana ENHR 2017 European Research for Housing Network, Tirana, 4-6 September 2017 (Paper Presentation): p. 38. ISBN: 978-9928-08-314-2.
  6. Susaj, L., Susaj, E.,Dragusha, B. (2016). Effect of cluster thinning on yield features and wine quality of “Black Shesh” cultivar in North-eastern part of Albania. Abstracts Book of the 9th International Cool Climate Wine Symposium (ICCWS), Brighton, England, 26-28 May 2016, p. 51.  
  7. Duhanaj, Gj., Susaj, L., Susaj, E.,Roshanji, N. (2016). “Effects of fruit thinning method on fruit quality indicators of “Royal Gala” apple cultivar, under Gjakova’s climate conditions”. Proceedings of the VIIth International Scientific Agriculture “Agrosym 2016”, Jahorina, BiH, October 06 – 09, 2016:  pp. 2019-2025. http://www.agrosym.rs.ba/agrosym/agrosym_2016/BOOK%20OF%20PROCEEDINGS%202016%20FINAL.pdf  
  8. Susaj, L., Susaj, E.,Zela, E., Shpati, F., Susaj, M. (2015). Ampelographic assessment of the main vegetative and productive characters of “Valteri” grapevine cultivar, under Mati climate conditions. Proceedings Book of the XIth International Symposium- Biodiversity Conservation and Sustainable Use for Rural Development, Tirana, Albania, 21st December 2015: pp.136-141. ISBN: 978-9928-4070-9-2.
  9. Shpati, F., Susaj, L., Susaj, E.,Belegu, M. (2015). Effects of sodium chloride concentration on moisture content of whole plant and hardwood cuttings of four antiphylloxeric rootstocks of grapevine. Proceedings Book of the XIth International Symposium- Biodiversity Conservation and Sustainable Use for Rural Development, Tirana, Albania, 21st December 2015: pp.147-151. ISBN: 978-99284-07-092.
  10. Susaj, L., Susaj, E.,Zela, E., Shpati, F., Susaj, M. (2015). Ampelographic assessment of the main vegetative and productive characters of “Valteri” grapevine cultivar, under Mati climate conditions. Proceedings Book of the XIth International Symposium- Biodiversity Conservation and Sustainable Use for Rural Development, Tirana, Albania, 21st December 2015: pp.136-141. ISBN: 978-9928-4070-9-2.
  11. Shpati, F., Susaj, L., Susaj, E.(2015). Effects of sodium chloride concentration on the tolerance index of four antiphylloxeric rootstocks of grapevine. Proceedings book of the 3rd International Conference “Harmonization of Environmental Research and Teaching with Sustainable Policy” (HERTSPO2015), November 6-8, 2015, Shkodër, Albania, Volume 2: pp. 44-50.  University of Shkodra “Luigj Gurakuqi” and Balkan Environmental Association (BENA), 2015, Shkodër, Albania, ISBN: 978-9928-4135-5-0.
  12. Susaj, L., Shumeli, A., Shpati, F., Susaj, E.(2017). Effect of salt concentration and rootstocks on nitrogen, phosphorus and potassium contents in leaf tissue of the antiphylloxeric rootstocks of grapevine. Book of Proceedings of the 12th Annual Meeting of Alb-Science Institute, Prishtina 1-3 September 2017 (Focus Print, ISBN: 978-9951-518-13-0): pp. 86-87.

2.4. Libra dhe tekste mësimore

  1. Susaj, E. (2021). “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis – VNM II”. Tekst mësimor për studentët e programeve Bachelor në Studime Mjedisore, Master Shkencor në Menaxhim Mjedisor Urban dhe Master i Integruar në Planifikim Urban, si dhe për specialistët dhe ekspertët e mjedisit. 291 faqe. Botues: Enja, 2021, ISBN 978-9928-358-65-3.
  2. Susaj, E. (2021). “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis – VNM I”. Tekst mësimor për studentët e programeve Bachelor në Studime Mjedisore, Master Shkencor në Menaxhim Mjedisor Urban dhe Master i Integruar në Planifikim Urban. 384 faqe. Botues: Enja, 2021, ISBN: 978-9928-330-74-1
  3. Susaj, E. (2014). “Bioteknologjia e Bimëve II”, botues: EMAL, ISBN: 978-9928-04-211-8.
  4. Susaj, E. (2011). “Bioteknologjia e Bimëve I”, botues:  ALB-SHOP, ISBN 978-99956-820-8-8.
  5. Rama, P., Doko, A., Thomai, T., Vorpsi, V., Marku, Sh., Çiçi, I., Sevo, R., Beqaj, B., Vuksani, Gj., Proko, A., Belalla, S., Pustina, G., Luzati, S., Dedaj, K., Veselaj, E., Susaj, E., Salillari, I., Tafaj, Sh. (2011). Studim Kombëtar mbi gjendjen dhe perspektivën e zhvillimit të drurëve arrorë (arra, gështenja, lajthi, bajamja) dhe shegës në Shqipëri. Shtypshkronja GentGrafik, ISBN 978-99956-51-23-7.
  6. Susaj, E. (2010). “Karotenoidet (Biosinteza, bioteknologjia dhe përdorimi i tyre në dietën ushqimore)”, botues EMAL, ISBN 99956-47-82-6.
  7. Susaj, E., Vasili, D. (2010). “Bimët kryesore foragjere dhe vlerat e tyre ushqyese”, botues: EMAL, ISBN 99956-47-84-2.
  8. Susaj, E., Bejleri, F., Dema, A. (2009). “Efektet e madhësisë së tufës dhe nivelit të prodhimtarisë në rritjen e efektivitetit ekonomik në fermat e gjedhit për qumësht”, botues Kumi, ISBN 978-99956-48-21-3.
  9. Susaj, L., Susaj, E., Rrukaj, K. (2006). “Kultivimi i hardhisë”, botues GRAFON.
  10. Jani, S., Tome, E., Miho, L., Susaj, E., Subashi, Y., Salceni, A. (2005). “Kultivimi i bimëve perimore dhe patates”, botues: Kumi.
  11. Susaj, E., etc. (2005). ”Prodhimi i integruar i perimeve në serra”. IPM CRSP – AL PROJECT, botues C&K.  
  12. Susaj, L., Susaj, E. (2003). ”Pjergullat”, botues Toena, ISBN 99927-1-680-0.

2.5. Monografi

  1. Susaj, E.,Susaj, L. (2022). Ampelographic Evaluation of Several Grapevine Cultivars in Albania: Characterization and evaluation of the main phenological, vegetative and productive characters” (monograph) (English). Publisher: LAP Lambert Academic Publishing, ISBN: 978-620-5-52918-8.

– Gjermanisht nga Verlag Unser Wissen me ISBN: 978-620-6-35920-3,

– Portugalisht nga  Edições Nosso Conhecimento me ISBN: 978-620-6-35924-1,

– Spanjisht nga  Edições Nosso Conhecimento me ISBN: 978-620-6-35922-7,

– Italisht nga Edizioni Sapienza me ISBN: 978-620-6-35921-0,

– Frëngjisht nga Editions Notre Savoir me ISBN: 978-620-6-35923-4  

– Rusisht nga Sciencia Scripts me ISBN: 978-620-6-35925-8.

  1. Susaj, L., Çakalli, A., Susaj, E. (2005). “Resurse gjenetike   të hardhisë” (monografi), miratuar nga Departamentii i Hortikulturës dhe Mbrojtjes së Bimëve më 08 Nëntor 2005, botues Toena, ISBN: 99927-1-77-6- 9.

2.6. Kapitull libri

  1. Susaj, L., Susaj, E.(2015). “Albania”.In: “The Oxford Companion to WINE”, Fourth Edition, edited by Jancis Robinson and Julia Harding, Publisher: Oxford University Press, ISBN 978-0-19-870538-3, pp. XV, XXX, 10, 51.

2.7. Udhëheqje doktoraturash  

  1. Besjana Qaja. (2017-2021). “Transport corridors – large scale planning for regional and national development. Case study: Albania”. [International Doctorate in Architecture and Urban Planning (IDAUP), Cycle XXXIII]. POLIS supervisor: Elizabeta Susaj, Ferrara University supervisor: Romeo Farinella. http://architettura.unife.it/it/post-laurea/phd-archive/phd-theses, https://architettura.unife.it/it/post-laurea/phd-archive/phd-student-alumni/33th-cycle/besjana-qaja
  2. Amanda Terpo. (2017-2022). “Metamorphosis through Transition: TOD (Transit Oriented Development) as mobility/ land use model, and its applicability in te case of Tirana”. [International Doctorate in Architecture and Urban Planning (IDAUP), Cycle XXXIII]. POLIS supervisor: Elizabeta Susaj, Ferrara University supervisor: Prof. Lucca Emanueli. http://architettura.unife.it/it/post-laurea/phd-archive/phd-theses, https://architettura.unife.it/it/post-laurea/phd-archive/phd-student-alumni/33th-cycle/amanda-terpo

 

PedagogProf. As. Dr. Eli Vyshka

Është diplomuar në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti Politeknik i Tiranës (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë). Ajo zotëron një diplomë (Master i Nivelit të Dytë në Inxhinieri Mekanike, profili “Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut” – studime pasuniversitare) nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave në Inxhinieri Mekanike.

Dr. Ing. Eli Vyshka është aktualisht Zv/Dekane e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe lektore në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë që nga marsi i vitit 2009. Nga viti 2012-2015 si as/pedagoge në Universitetin Politeknik Tiranë.  

Dr. Ing. Eli Vyshka është autore e 12 cikleve të leksioneve për programet e studimit: “Logjistikë dhe Siguri Detare”, “Navigacion dhe Menaxhim Detar”, Teknologji Automobilash” dhe “Menaxhim Transporti Detar / Tokësor”.  

Dr. Ing. Eli Vyshka është autore dhe bashkë-autore e më shumë se 17 publikimeve në revista shkencore dhe 30 referateve në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, 5 projekte kërkimore-shkencore. Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë studime të transportit inter-multimodal, pajisjet dhe operacionet në anije dhe porte, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit global dhe qendrat logjistike.

Së fundmi është trajnuar  për projektet e inovacionit, kërkimit-zhvillimit, sipërmarrjes së vogël e të mesme nga The Safety and Reliability Society (SARS Org. UK) përmes sponsorizimit nga Agjencia e BE-se për hekurudhat dhe konsultimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

 

PedagogProf.As.Dr. Alma Golgota

Dr. Ing Alma GOLGOTA, lindur dhe banuese në durrës. Sot mban funksionin  Përgjegjëse e Departamentit të  Shkencave Inxhinierike dhe Detarise , në Fakultetin e Studimeve Profesionale, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Zotëron një diplomë të integruar të nivelit të dytë nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit e diplomuar në  inxhinieri Ndërtimi Rruga Ura . Ka mbaruar studimet doktorale në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit  në specialitetin  Konstruksione të Lehta Ndërtimi dhe të Prodhimit të Betone Durable.Ka eksperiencë të gjatë , në fushën e ndërtimit si projektuese, zbatuese dhe atë akademike. Gjatë kësaj kohe ka një numër të shumtë botimesh  në revista shkencore, pjesëmarje dhe publikime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Është pjesëmarrëse në shumë projekte kërkimore  përfshirë edhe projekte në hapsirën europiane. Është pjesëmarëse në borde reviewer edhe në revista me indeksim scopus. Mbështet punën udhëheqëse të Departamentit në vlerësim të burimet njerëzore akademike dhe kërkimi shkencor.

PedagogMsc. Eduart Ndokaj

Lindur me 07.04.1972.

Perfunduar Studimet e Larta ne Matematike – 1989 – 1994

Universiteti i Tiranes-Fakulteti i Shkencave te Natyres

Master Shkencor –Inxhenieri Elektronike 2016-2018

“Albanian Unuversity”-Fakulteti i Inxhenierive.Tirane

Jam ne perfundim te studimeve te nivelit te trete PhD ne Teknologji Automobilash- “New Tecnologies in Electric Vehicles” – Universiteti  Shteteror  i Transportit  “Todor Kableshkov”.Sofie.BG (E mbyll brenda 2024)

Njohes I shkelqyer I gjuhes Italiane.

Pas studimeve universitare emigroj ne Itali dhe punoj per 8,5 vjet ne kompanine Butan Gas & Lovato Gas ne Milano,Bolzano e Vicenca.

Gjate kesaj eksperience mar titujt:

  1. Teknik I Specializuar Impiantesh shtepiake dhe Industriale GPL & Metan
  2. Teknik i Specializuar Impiantesh Gazi GPL & CNG per Automjete.

Kompania Butan Gas SpA me transferon nga Bolzano ne Tirane si Administrator i Tirana Butan Gas ku punoj nga 31.3.2003- 01.11.2008

Ne Tetor 2008 themeloj Shoqaten “Autogas Club Albania” ku bejne pjese te gjithe auto-mekaniket qe montojne dhe riparojne Impiante Gazi per makina.Kjo shoqate eshte pjese e AEGPL CEFTA dhe AEGPL-Europe.

Nga viti 2008 deri 2019 Administrator i Impianti GPL-Auto shpk (Lovatogas Albania).

Nga Shtator 2013 – Korrik 2018 Zv/Drejtor i Shkolles Profesionale “Beqir Cela” Shkozet.Durres.

Tetor 2018- dhe ne vazhdim Petagog ne Universitetin “Aleksander Moisiu” Durres (fillimisht me kohehe te pjeseshme dhe prej dy vitesh me kohe te plote) – Fakulteti i Studimeve Profesionale kryesisht ne programet Teknologji Automobilash dhe ato te Gazit dhe Autogazit.

PedagogMsc. Adnand Myshketa

Msc.Ing. Adnand MYSHKETA është lector në Departamentin e Shkencave Inxhinjerike dhe Detarise në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës. Ai zotëron një diplomë 5-vjecare te integruar (Bachelor + Master Shkencor ) ne Inxhinjeri Mekanike (profile Makineri) nga Universiteti  Politeknik i Tiranes.Ai zoteron nje diplome Master i Nivelit te Dyte (ne Sisteme te Transportit dhe Menaxhim Trafiku), nga Universiteti  Politeknik i Tiranes.

Më parë ai ka mbajtur pozicionet:

  • Krye/mekanik ne anijet e Fllotes Tregtare
  • Kryetar i Deges se Prodhimit te Shtypshkrimeve në D.T.Sh.
  • Inxhinjer Mekanik ne fabriken e Cimentos Fushe-Kruje.

Msc.Ing.Adnand MYSHKETA  ka kryer trajnime ne fushen e Makinerive te Prodhimit te Cimentos dhe makinerive te Shtypshkronjes.

Ka mare pjese ne konferenca rajonale per Transportin Rrugore.

Msc.Ing.Adnand MYSHKETA është autor i disa cikleve te Leksioneve ne degen e Teknologjise se Automobilit.

PedagogMsc. Drita Hoxha (Hima)

Është diplomuar në vitin 1990 dhe ka fituar titullin “Inxhiniere Mekanike” pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik Tiranë. Ka kryer trajnime të ndryshme brenda vendit në fushën e transporteve. Eshte “Mësuese teorie dhe praktike në autoshkolla për të gjitha kategoritë e Lejeve të Drejtimit”. Ne vitin 2012 ka përfunduar Universitetin Bujqësor në Kamëz duke u diplomuar si Ekonomiste në “Ekonomi dhe Politika Agrare”. Në vitin 2014 përfundon studimet pasuniversitare në Inxhinieri Mekanike me Diplomë “Master në Menaxhim Tansporti,Trafiku dhe Siguri Rrugore”.  Ndërsa në 2017 merr License për “Drejtues Teknik Autoservisi” për automobilat. Nga shtatori i 2015 dhe aktualisht është As/Lektore në Fakultetin e Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe mbulon disa lëndë në degët e Menaxhimit te Transportit, Teknologji Automobilash dhe Mekanik Impiantesh Industriale dhe Bujqësore.

PedagogMsc. Erion Mali

MSc. Ing. Erion MALI është pedagog në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, diplomë ‘Bachelor’ dhe ‘Master i Shkencave’ në Inxhinieri Elektrike.

Ka eksperiencë pune si në fushën akademike ashtu dhe në atë profesionale. Disa nga përvojat e tija të mëparshme profesionale janë:

Si Inxhinier i Mirëmbajtjes, përgjegjës për linjën e prodhimit;

si IT (administrim rrjeti);

si Inxhinier Elektrik, përgjegjës për instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive industriale si: makina saldimi dhe prerëse, fshikëza CNC, torno, makineri shpuese etj;

si Inxhinier Elektrik në projektimin dhe instalimin e rrjeteve të ndryshme elektrike në impiante banimi, industriale dhe fotovoltaike.

Për sa i përket përvojave akademike: ka punuar si pedagog me kohë të pjesshme dhe me kohë të plotë në universitete të ndryshme, publike dhe private.

Ai është autor i disa publikimeve në revista, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

PedagogMsc. Blerta Gërmenji

Msc. Ing. Blerta Gërmënji është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, “Universiteti Aleksandër Moisiu”, Durrës prej Tetor 2017. Ajo është diplomuar pranë Universitetit Politeknik, Tiranë (Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike, profilI Automatizim i Industrisë).

Më herët ka qënë lektore me kohë të pjesshme në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, “Universiteti Aleksandër Moisiu”, Durrës në periudhën Tetor 2015 – Korrik 2017.

Gjatë kësaj kohe ka një numër të konsiderueshëm të punimeve dhe pjesëmarrjes në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka eksperiencë përkatësisht në sektorin teknik dhe atë të projektimit. Detyrat kryesore në sektorin teknik kanë qënë operimi dhe mirëmbajtja e rrjetit elektrik, ndërsa fokusi në sektorin e projektimit ka qënë planfikimi dhe dizenjimi i rrjetit me tension të ulët dhe të mesëm.

 

PedagogMsc. Rezarta Cara (Burgija)

Unë jam Msc. Ing. Rezarta CARA, Asistent-Lektore në Departamentin e  Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, në Fakultetin e Studimeve Profesionale, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Zotëroj një diplomë të integruar të nivelit të dytë nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, e diplomuar si  Inxhiniere për Ndërtime Civile dhe Industriale. Disponoj një Liçencë për mbikqyrje dhe kolaudim të punimeve të zbatimit, që prej vitit 2010, e rinovuar sipas standarteve të reja në 2018.

Kam kryer një sërë kursesh kualifikimi pasuniversitar si :  Kurs i Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme – Ndërtesa   dhe Tokë Truall, në Universitetin Politeknik të Tiranës (Liçencë Shkalla e Parë); Kurs i Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme – Toka bujqësore, Toka pyjore, etj., pranë Universitetit Bujqësor Tiranë (Liçencë Shkalla e Parë); Kurs i Auditimit të Energjisë për Vlerësimin e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesa pranë Universitetit Polis dhe Kurs i Auditimit të Energjisë për Vlerësimin e Efiçencës së Energjisë në Proceset Teknologjike pranë Universitetit “Aleksander Moisiu”.

Kam eksperiencë të gjatë, në fushën e zbatimit të punimeve të ndërtimit dhe në atë akademike. Gjatë kësaj kohe kam një numër të konsiderueshëm botimesh  në revista shkencore, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Jam pjesëmarrëse në projekte kërkimore. Mbështes punën akademike të Departamentit si anëtare në komisionin e përhershëm të garantimit të standarteve të cilësisë së FSP.

PedagogMsc. Luiza Lluri

Msc.Ing Luiza LLURI, është lektore e Departamentit të  Shkencave Inxhinierike dhe Detarise, në Fakultetin e Studimeve Profesionale, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Zotëron një diplomë të integruar të nivelit të dytë nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, diplomuar për teknologji e makina metalpunues..

 Në vitin 2011 përfundon studimet pasuniversitare në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike me Diplomë “Master në Planifikim Transporti, Menaxhim Trafiku dhe Siguri Rrugore pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ka experiencë të gjatë, në fushën e mësimdhenies së lëndeëve profesionale  dhe atë akademike.

Gjatë kësaj kohe ka një numër të shumtë botimesh  në revista shkencore, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.Është pjesëmarrëse në projekte kërkimore. Nga 2009 e në vazhdim si lektore mbulon Degët:Teknologji Automobilash dhe Menaxhim Transporti ne lëndët: Teknologjia e materialeve;VizatimInxhinierik; Mjetet e transportit; Elemente konstruksionesh të automobilave, Transporti publik.

PedagogMsc. Elma Kodra

Msc. Ing. Elma Kodra është Lektore në Departamentit e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë
në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti
Politeknik i Tiranës (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Inxhinieri Mjedisi), nga
Universiteti Politeknik i Tiranës (Master Shkencor në Trajtim Uji )
Ajo ka qënë lektore me kohë të plotë e Departamentit të Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në
Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

PedagogMsc. Justin Mihani

MSc. Ark. Justin MIHANI është lektor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë  në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë nga Universiteti “Gabriele d’Annunzio”, Chieti-Pescara, Itali (BSc dhe MSc në Arkitekturë).

Më parë ai ka mbajtur pozicionin Arkitekt – Koordinues ne zyren e Projektimit Urbanistik. Drejtor – Drejtoria e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Bashkia Kavajë.

MSc. Ark. MIHANI është autor dhe bashkë-autor i disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

PedagogMsc. Shpëtim Pupa

Msc. Kapiten Shpetim Pupa është lektor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarise në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë të integruar të nivelit të dytë nga Akedemia e Deterise Vlorë “Msc në Navigacion Detar”.

Më parë ai ka mbajtur pozicionin Kapiten anije në Anije te ndryshme te transportit detar me flamur shqiptar dhe të huaj.

Kapiten i Kompanisë, Personi i Nominuar (DPA) për menaxhimin e sigurtë dhe Oficer Sigurie i Kompanisë (CSO) në kompaninë San Nikolla SH.P.K.