Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës është një prej kater njësive bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga 10 anëtarë, 9 staf akademik dhe 1 personel ndihmes akademik. Stafi akademik është i përbër nga 6 anëtar me titullin Prof. As. Dr, 1 anëtar me titullin Dr dhe 2 anëtar në proces doktorature. Me një staf relativisht të ri në moshë dhe të kualifikuar, Departamenti zotëron kapacitetet e nevojshme për mësimdhënie, jovetëm në programet 2- vjeçarë profesionale, por edhe në programet Bachelor dhe Master që ofron Fakulteti i Studimeve Profesionale dhe Fakulteti i Teknologjis së Informacionit. Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës ka në përbërje edhe dy laboratorë didaktikë, ai i Kimi- Biologjisë dhe i Fizikës. Stafi akademi i DSHAN kanë publikuar punimet shkencore në revista ndërkombëtare peer-review dhe i ka prezantuar ato në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat kërkimore-shkencore i kanë konsoliduar në njësërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare.

Programet e Studimit

Informatikë Praktike

Program 2 vjeçar

Specialist Rrjetesh Kompjuterike

Program 2 vjeçar

Asistent Administrativ

Program 2 vjeçar

Asistent Ligjor

Program 2 vjeçar

Stafi:

Përgjegjëse Departamenti Prof.As.Dr. Merita Xhixha (Kaçeli)

Prof. As. Dr. Merita Xhixha (Kaçeli) është lektore në Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” I Durrësit që nga fillimi i vitit 2015. Ajo është diplomuar në 2003 në Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjatë periudhës 2010-2013 ajo përfundoi studimet e Doktoraturës pranë Departamentit të Shkencave të Natyrës dhe Tokës, Universiteti i Sassari, Itali dhe më pas punoi si kërkuese pas-doktoratës në Laboratorin Kombëtar Legnaro, Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore, Itali. Në 16 Nëntor 2022 fitoi titullin Profesor i Asociuar në Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Nga Shtatori 2024 është Drejtuese e Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës.Ajo ka publikuar punimet e saj shkencore në disa revista ndërkombëtare peer-review dhe i ka prezantuar ato në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat kërkimore-shkencore i ka konsoliduar në njësërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare me tematika krysisht në fushën e fizikës bërthamore të aplikuar, radioaktivitetit mjedisor dhe shkencave të tokës.

Prof. As.Dr Eriola Keci

Prof. As. Dr. Erjola Keçi, Lindur në Tiranë, Shqipëri, ështëprofesore e asociuar pranëUniversitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri; Fakulteti i Studimeve Profesionale; Ajo është lektore e Lëndëve Biologji, Mikrobiologji dhe Mbrojtja e Detit e Mjedisit Detar pranë Departamentit të Shkencave Natyrore dhe të Aplikuara, Fakulteti i Studimeve Profesionale.Prof. As. Keci zotëron diplomë 5-vjecare -Bachelor në Biologji pranë Departamentit të Biologjisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. Ajo zotëron gjithashtu gradën Master Shkencor i nivelit të dytë, pranë Departamentit të Biologjisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore; Universiteti i Tiranës. Në vitin 2014 Prof. As. KEÇI përfundoi studimet e ciklit të Doktoraturës në Biologji duke përftuar Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave”.  Menjëherë pas përftimit të gradës “Doktor i Shkencave”, Znj. Keçi fitoi të drejtën ndërkombëtare për kualifikim pranë CNR (Centro Nazionale delle Ricerche, Italia) – Qëndrës Kërkimore Kombëtare në Itali dhe Universitetit të Palermos (Laboratori i taksonomisë molekulare dhe ai i Gjenetikës së popullatave dhe Evolucionit), për një periudhë prej gjashtë muaj. Prej Dhjetorit 2021, Znj. Keçi mban titullin akademik “Profesore e Asociuar” përftuar pranë Universitetit të Tiranës. Përveç edukimit të mësipërm, Prof. As. Dr. KEÇI ka kryer edhe një sërë specializimesh afatshkurtëra brenda dhe jashtë vendit.

Prof. As. Dr. KEÇI ka eksperiencë akademike prej më tepër se 17 vjet.

Prof.As. Dr. KEÇI është angazhuar në Projekte Ndërkombëtare lidhur me politikat e ruajtes/mbrojtjes së natyrës/ujërave, menaxhimin e integruar tëburimeve natyrore/ujore, programet e monitorimit të cilësisë së ujërave, për më tepër se 18 vjet. Ajo ka njohuri të avancuara të lidhur me kuadrin ligjor të BE për mjedisin dhe ujërat, të tilla si Direktiva Evropiane Kuadër e Ujit, Direktiva Kuadër e Strategjisë Detare, Direktiva e Habitateve, Direktiva e Trajtimit të Ujërave të Ndotur Urbane si edhe Direktiva të tjera Evropiane lidhur me mjedisin, ndotjen, ujërat.

Prof. As. Dr. Keci është autore e tekstit të Biologjisë, tekst për studentët e shkencave mjekësore, autore dhe bashkë-autore e raporteve teknikë kombëtare e ndërkombëtare, monografive dhe shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Prof. As. Dr Majlinda Sana

Prof. As. Dr. Majlinda Sana është lektore e Kimisë në Fakultetin e Studimeve Profesionale, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Kimi Industriale, studimet Master i Nivelit të Dytë në fushën e Elektrokimisë së Korrozionit dhe Fenomeneve Sipërfaqësore, si dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave (PhD) në fushën e Elektrokimisë së Aplikuar dhe Fenomeneve Sipërfaqësore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Tema e doktoraturës së saj ishte: “Vlerësimi krahasues i përdorimit të agjentëve redoks në miellrat e prodhuara nga disa kultivarë vendas gruri dhe në produktet e importuara për përgatitjen e brumit për bukë dhe ëmbëlsira”.

Prof. As. Dr. Majlinda Sana ka punuar gjithashtu si Kimiste Analiste për lëndët e para dhe produktet përfundimtare në industrinë farmaceutike “Prodentalfarma”, Tiranë (Shqipëri), si dhe si Kimiste Analiste në laboratorin eksperimental dhe Drejtoreshë e Prodhimit në departamentin e produkteve sterile të kompanisë farmaceutike “Profarma” sh.a., Tiranë (Shqipëri).

Prof. As. Dr. Majlinda Sana është autore e tre monografive: “Agjentët Redoks në Produktet e Furrës”, “Ndikimi i Aditivëve në Reologji” dhe “Ndikimi i Aditivëve në Bukë, Miell Soje dhe Makarona”, të botuara nga Lambert Academic Publishing.

Ajo është gjithashtu autore dhe bashkautore e një sërë punimesh shkencore të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe e artikujve shkencorë të botuar në revista akademike.

Prof. As. Dr. Marsida Klemo

Prof. As. Dr. Marsida Klemo është lektore me kohë të plotë prej 16 vitesh në Fakultetin e Studimeve Profesionale (FSP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Marsida është diplomuar në Fizikë 5-vjecare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2014 fiton gradën“Doktor i Shkencave”dhe në 2022 titullin“Profesor iasociuar “. Marsida ka qënë Zv/Dekane mësimore në ish Shkollën e Lartë Profesionaletë UAMD (vitet 2009-2011) , Drejtuese e Departamentit të

Shkencave Inxhinierike (vitet 2014 – 2017), Drejtuese  e Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës (vitet 2017-2024). Ka publikuar dhe referuar në shumë Revista dhe Konferenca Ndërkombëtare për të përmbushur arrtijet në nivel kërkimor- shkencor. Ka qënë dhe është pjesë e disa projekteve ku së fundmi edhe drejtuese e një projekti në fushën e ndotjes mjedisore.

Prof. As. Dr. Laura Gjyli

Dr. Laura Gjyli fitoi doktoraturën pranë Universitetit të Tiranës në fushën e bioteknologjisë, duke kontribuar në identifikimin e pranisë së specieve cianobakteriale, për herë të parë në ujërat detare shqiptare, bazuar në amplifikimin PCR të sekuencave të ADN-së ribozomale 16-23S.

Ajo është pjesë e stafit themelues të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, universiteti më i ri publik në Shqipëri, ku zhvillon leksione në fushën e biologjisë dhe mikrobiologjisë. Që nga viti 2007, Dr. Gjyli është angazhuar në kërkime shkencore që lidhen me vlerësimin e cilësisë së ujit. Ajo është autore dhe bashkautore e parë e më shumë se 20 artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare.

Ndër artikujt e saj më të fundit përfshihen: “Plastikat detare në vijën bregdetare shqiptare: Informacion bazë për menaxhim të përmirësuar”, botuar në revistën Elsevier: Ocean & Coast Management, si dhe “Vlerësimi i mbetjeve detare në disa plazhe përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut Jugor (Shqipëri)”, botuar në Handbook of Environmental Chemistry, Springer, Berlin.

Dr. Gjyli jep një kontribut të rëndësishëm në edukimin e të rinjve shqiptarë përmes aktiviteteve kërkimore shkencore dhe angazhimit në komunitet. Ajo është koordinatore dhe themeluese e konferencës studentore “Mjedisi dhe Shëndeti i Njeriut”, si edhe e grupit Biolovealbaniangroup, i krijuar në vitin 2018 me pjesëmarrjen e vullnetarëve të shkollave të mesme, studentëve, mësuesve dhe profesorëve nga qyteti bregdetar i Durrësit. Ky grup u bë pjesë e projektit Interreg Med ACT4LITTER Marine Litter Watch Month, i fokusuar në pastrimin dhe studimin e mikroplastikave në bregdetin shqiptar.

Në vitin 2019, Biolovealbaniangroup fitoi çmimin e argjendtë në ceremoninë “Olympiad on Best Knowledge Against Disasters”, një konkurs ndërkombëtar i organizuar në kuadër të projektit BeSafeNet, i zbatuar nga Mbrojtja Civile e Qipros / Ministria e Brendshme dhe i sponsorizuar nga Marrëveshja Evropiane dhe Mesdhetare për Rreziqet e Mëdha (EUR-OPA), Këshilli i Evropës, Strasburg.

Dr. Gjyli mori një vlerësim prej 78% për projektin e propozuar “Effects of Amaryllidaceae Alkaloids on Nucleolar Stress and P53 Stabilization in Cancer Cells: A Challenge for a New Cancer Therapy (DAFFODILS)”, në një program evropian postdoktoral të bashkëfinancuar nga Université libre de Bruxelles dhe Komisioni Evropian në kuadër të veprimeve Marie Skłodowska-Curie (H2020).

Që nga qershori i vitit 2020, Dr. Gjyli është anëtare e organizatës River-Cleanup.org në Bruksel, ku koordinon aktivitetet e pastrimit të lumenjve, zhvillon partneritete dhe marrëdhënie me publikun në Shqipëri, duke nisur me projektin e parë “Pastrimi i Lumit Ishëm, Projekti 2020”.

Në vitin 2021, ajo fitoi si propozim i dytë projektin COST OC-2020-1-24821, “Applications for Zoosporic Parasites in Aquatic Systems”. Po në vitin 2021, ajo aplikoi së bashku me BOKU – Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Austri, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë (2021–2023), me projektin: “Matja e transportit makroplastik në lumin Ishëm, lumi më i ndotur në Evropë”.

 

Prof. As. Dr. Milidin Bakalli

Prof. As. Dr. Milidin Bakalli është pedagog në Departamentin e Shkencave të Aplikuara të Natyrës, që nga shtatori 2017. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka qenë pedagog në Departamentin e Mjekësisë, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Është diplomuar për Biokimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Gjatë viteve 2008-2010 ka përfunduar studimet Master në fushën Mikrobiologji-Bioteknologji. Në vitin 2013 fitoi doktoraturën në Bioteknologji Bimore dhe në Dhjetor 2022 fitoi titullin Akademik Profesor i Asociuar në Universitetin e Tiranës. Më parë ka qenë shef laboratori i analizavefiziko-kimike të eksplozivëve dhe municioneve, karburanteve dhe bakteriologjike. Gjithashtu ka ndjekur kurse të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare në laboratorët e testues dhe kalibrues, si dhe në fushën e mbrojtjes së agjentëve kimikë të luftës. Është autor i disa botimeve në revista kombëtare dhe ndërkombëtaretë vlerësuara me faktorë impakti. Ai kamarrëpjesënë Programe Erasmus+, projekte të ngritjes së kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë. Ai është specialist i aplikimit për disa pajisje si spektrofotomerat, spektrofotometrat atomikë, gazkromatografët, analizat elementare, ICP-OES, elektrometria, PCR, elektroforezia me xhel dhe pajisjet e analizimit të karburanteve, etj. Fusha e kërkimit është e fokusuar në aplikimin e analizave laboratorike në mbrojtjen e mjedisit, dhe analizat e ujit, tokës, karburanteve dhe ushqimit.

Dr. Anisa Liti

Dr. Anisa Liti është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe Natyrës, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në “Biologji”, Master Shkencor në “Biologji Molekulare” dhe Doktoraturë në “Mikrobiologji e Biologji Molekulare” pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. Ajo ka kryer kualifikim ne fushen e Mikrobiologjise se Pergjithshme, Parazitologjise, Virologjise dhe Bakterologjise prane Institutit te Shendetit Publik, Tirane.

Gjatë karrierës së saj akademike ajo ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë në Revista Shkencore Ndërkombëtare e Kombëtare, ka referuar një sërë punimesh shkencore në Konferenca Shkencore Nderkombetare e Kombetare dhe ka pergatitur cikel leksionesh per lendet “Mikrobiologji Speciale” e “Gjenetike Mjeksore”. Ajo ka qene pjese si eksperte e disa Projekteve te financuara nga BE.

PhD. cand. Azem Hysa

PhD. cand. Azem Hysa është pedagog me kohë të plotë në Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durrës, Shqipëri për një kohë të gjatë. Më parë ka mbajtur postin e shefit të Departamentit të Shkencave të Aplikuara. Ka qenë anëtar i Këshillit të Etikës në Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durrës (2012 – 2017). Ai ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitar në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është në process doktorature në Departamentin e Fizikës, UniversitetiiTiranës. Fusha e studimit është Fizika Teorike.

PhD. cand. Julian Priska

PhD. cand. Juljan Priska ka filluar si pedagog i jashtëm i Fizikës pranë UAMD, që në vitin 2015. Aktualisht është lektore me kohë të plotë prej 2 vitesh në Fakultetin e Studimeve Profesionale (FSP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Juljani ka ndjekur studimet ne UT – Fakulteti i Shkencave te Natyres ne degen e Fizikes 5-vjeçare dhe diplomuar ne vitin 1997 me titullin FIZIKANT.

Juljani në vitet 2003 – 2005 ka ndjekur studimet Master në Business Administration (MBA) e është diplomuar në Manaxhim ndërrmarrjesh nga “Instituti i Administrimit të Biznesit të Montesquieu Bordeaux IV, Francë”. 2018 – 2021 ka ndjekur kursin e studimeve si “Auditues i efikasitetit të energjisë në ndërtesa e në proçese industriale prane UAMD. Ndër vite ka kryer specializime të ndryshme në fushat fizikës dhe IT për përditesiminenjohurive në përshtatje me zhvillimet e teknoligjisënëpër energjitë e rinovueshme dheIT. Ka publikuar dhe referuar në Revista dhe Konferenca Ndërkombëtare për të përmbushur arrtijet në nivel kërkimor-shkencor.Ka qënë dhe është pjesë e disa projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare me universitetin UAMD dhe të tjerë.