Zhvillohet me sukses mikrokrediti “Integrimi i Teknologjisë në Arsim”  pranë Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Në kuadër të projektit për hartimin dhe implementimin e mikrokrediteve, të koordinuar nga Prof. Asoc. Dr. Dilina Beshiri, u zhvillua me sukses mikrokrediti “Integrimi i Teknologjisë në Arsim”, në datat 29 Qershor- 3 Korrik 2026, pranë Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me STARS EU, duke mbështetur zhvillimin e kompetencave digjitale dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.  

Trajnimi u realizua nga Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari dhe MSc. Megi Spahiu, të cilat trajtuan tema mbi integrimin e teknologjisë në procesin e mësimdhënies, zhvillimin e kompetencave digjitale dhe përdorimin praktik të mjeteve bashkëkohore si Canva, PowerPoint, Prezi, Google Drive, Google Classroom dhe Google Meet.  

Një kontribut të veçantë dha edhe Prof. Vitor Barrigão Gonçalves nga Bragança Polytechnic University (Portugali) i cili zhvilloi një leksion mbi Inteligjencën Artificiale si një teknologji arsimore gjithëpërfshirëse dhe e aksesueshme, duke sjellë praktika dhe përvoja ndërkombëtare në fushën e teknologjisë edukative.  

Ky mikrokredit përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e projektit të mikrokrediteve dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të STARS EU, duke promovuar inovacionin, transformimin digjital dhe të nxënit gjatë gjithë jetës.

👏 Falënderojmë lektorët Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari, MSc. Megi Spahiu dhe Prof. Vitor Barrigão Gonçalves, si edhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

#UAMD #STARSEU #Microcredentials #DigitalEducation #ArtificialIntelligence

Leave a Reply