Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën është një nga njësitë bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga staf akademik i kualifikuar dhe me përvojë në fushën e menaxhimit, ekonomisë, biznesit dhe turizmit.
Departamenti harmonizon eksperiencën akademike dhe profesionale të stafit të tij me qasje bashkëkohore të mësimdhënies, duke synuar formimin e studentëve me kompetenca praktike dhe profesionale të orientuara drejt tregut të punës. Në fokus të punës së departamentit është ndërthurja e teorisë me praktikën profesionale, përmes bashkëpunimeve me bizneset, institucionet dhe aktorët e sektorëve përkatës.
Departamenti menaxhon me përgjegjshmëri dhe cilësi programet e studimit të ciklit Bachelor:
Këto programe synojnë përgatitjen e specialistëve të aftë për të përballuar sfidat e tregut modern, duke zhvilluar njohuri teorike, aftësi praktike dhe kompetenca menaxheriale në fushën e sipërmarrjes, biznesit dhe industrisë së turizmit.
Stafi akademik i Departamentit të Studimeve të Integruara me Praktikën i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional, përmes pjesëmarrjes aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, botimeve në revista shkencore, si dhe angazhimit në projekte akademike dhe profesionale. Gjithashtu, departamenti inkurajon përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike, trajnime, vizita studimore dhe bashkëpunime me sektorin privat dhe institucionet publike.
Stafi: