Shpallja e listës së fituesve në Programin e Doktoratës në ‘Shkenca Ekonomike’ për vitin akademik 2025–2026

Në mbështetje të Ligjit nr. 80/2015, datë 17.09.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Urdhrit nr. 134, datë 17.03.2022 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për riorganizimin e programit të studimit të Ciklit të Tretë – Doktoratë në ‘Shkencat Ekonomike'”, të Rregullores së Ciklit të Tretë të Studimeve – Doktoratë në programin “Shkenca Ekonomike” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, nenit 23 “Vlerësimi i dosjes dhe shpallja e fituesve”, pikës 4, të Udhëzimit nr. 10, datë 16.06.2023 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për ndryshimin e Udhëzimit nr. 52, datë 03.12.2015”, shkresës së Ministrisë së Arsimit nr. 1406/3 Prot., datë 21.04.2026, të administruar në UAMD me nr. 1017 Prot., datë 23.04.2026 “Kthim përgjigje”, Vendimit nr. 9, datë 13.05.2026 të Dekanatit të Fakultetit të Biznesit “Për miratimin e kritereve të pranimit në programin e Doktoratës në ‘Shkenca Ekonomike’ për vitin akademik 2025–2026”, Vendimit nr. 16, datë 22.06.2026 “Për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dosjeve të aplikimeve”, si dhe bazuar në procesverbalet dhe vendimet e komisioneve të vlerësimit të përcjella nga drejtuesit e njësive bazë,

DEKANATI

VENDOSI:

1. Miratimin e listës së aplikantëve fitues për pranimin në programin e Doktoratës në “Shkenca Ekonomike”, për vitin akademik 2025–2026, sipas ndarjes së mëposhtme:

Departamenti i Menaxhimit

  • Elda Doçi – Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Bajram Korsita

Departamenti i Turizmit

  • Brixhilda Kadiu – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Nevila Çinaj
  • Juana Danaj – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Nevila Çinaj

Departamenti i Shkencave Ekonomike

  • Jona Ceka – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Alma Zisi
  • Steisi Çokaj – Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Mit’hat Mema
  • Priam Ramaj – Udhëheqës shkencor: Prof. As. Dr. Ermir Shahini
  • Stela Hoxha – Udhëheqës shkencor: Prof. As. Dr. Ermir Shahini
  • Adela Oketa – Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Osman Metalla

Departamenti i Marketingut

  • Lorena Kacmoli – Udhëheqës shkencor: Prof. As. Dr. Ervin Myftaraj
  • Marsida Dyrmishi – Udhëheqës shkencor: Prof. As. Dr. Vaeld Zhezha
  • Madrid Kullolli – Udhëheqës shkencor: Prof. As. Dr. Vaeld Zhezha
  • Çiljeta Prifti – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Edlira Llazo
  • Anisa Duka – Udhëheqës shkencor: Prof. As. Dr. Elton Noti

Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar

  • Florian Boriçi – Udhëheqëse shkencore: Prof. Dr. Luljeta Gjoni

Departamenti i Financë-Kontabilitetit

  • Steljana Zaimi – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Armela Anamali
  • Kristina Çela – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Jonada Mamo
  • Adela Xhaferri – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Arjeta Hallunovi
  • Merjemë Zyko – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Rovena Vangjel
  • Xhenisa Myshketa – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Rovena Vangjel
  • Blerina Dermishaj – Udhëheqëse shkencore: Prof. As. Dr. Bitila Shosha
  • Mjaftesa Sulaj – Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi
  • Erinda Guma – Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi

2. Ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi:

  • Drejtuesit e njësive bazë;
  • Zv. Dekani i Ciklit të Tretë;
  • Stafi akademik i përfshirë në këtë vendim.

 

Leave a Reply