Proçesi i Aplikimit për Program të dytë studimi në Programet e ciklit të parë (Bachelor) për Vitin Akademik 2024/2025- DATAT: 2 dhe 13 shtator 2024

Proçesi i Aplikimit për program të dytë studimi në Programet e ciklit të parë (Bachelor) më 2 dhe 13 Shtator  2024

Dokumentet e Nevojshme :

  1. Formular Aplikimi:

  2. Deklaratë:

  3. Kopje e Njëhsuar e Diplomës dhe Lista e Notave/Suplementi i Diplomës së Studimeve të Arsimit të Lartë të Kryer më Parë:

    • Kopje e njëhsuar e diplomës së studimeve të larta të mëparshme dhe lista e notave ose suplementi i diplomës.
  4. Vertetim i Listës së Notave dhe Krediteve të Fituara për Çdo Lëndë:

    • Vërtetim që përmban listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer në studimet e mëparshme
  5. Kopje e Njëhsuar me Origjinalin e Diplomës së Maturës:

    • Dëftesë e pjekurisë së shkollës së mesme ose Diploma e Maturës bashkë me listën e notave.
  6. Kopje e ID:

    • Kopje e dokumentit të identifikimit të studentit.
  7. 2 Foto Personale:

    • Dy foto të përmasave të kërkuara për dokumente.
  8. Mandat Pagesa:

    • Kopje e mandat pagesës që konfirmon pagesën e tarifës së transferimit. (SHKARKO FATURËN)

Veprimet e Nevojshme

  • Siguroni që të gjitha dokumentet të jenë të kompletuara dhe të dorëzohen brenda afateve të përcaktuara (2 dhe 13 Shtator 2024).
  • Organizoni dosjen e plotë me të gjitha dokumentet e kërkuara për të evituar pengesat gjatë proçesit të transferimit.

Kjo listë do t’ju ndihmojë të siguroni të gjitha dokumentet e nevojshme për transferim të  cilat do të dorëzohen në SEKRETARIN MËSIMORE!