PROÇEDURAT E APLIKIMIT TË KANDIDATËVE NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, KANDIDATËVE ME ORIGJINË SHQIPTARE NGA MAQEDONIA E VERIUT, MALI I ZI, PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOVCI, KANDIDATËVE ME STATUSIN E PERSONIT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, ME STATUSIN E JETIMIT, SI DHE TË KANDIDATËVE TË PAKICAVE ROME DHE EGJIPTIANE, QË APLIKOJNË, NË PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

PROÇEDURAT E APLIKIMIT TË KANDIDATËVE NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, KANDIDATËVE ME ORIGJINË
SHQIPTARE NGA MAQEDONIA E VERIUT, MALI I ZI, PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOVCI,
KANDIDATËVE ME STATUSIN E PERSONIT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, ME STATUSIN E JETIMIT, SI DHE TË
KANDIDATËVE TË PAKICAVE ROME DHE EGJIPTIANE, QË APLIKOJNË, NË PROGRAMET E STUDIMIT ME
KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E
INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva,
Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit,
si dhe kandidatët e pakicës rome dhe egjiptiane, aplikojnë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”
Durrës, nga data 02 shtator deri më 13 shtator 2023, në programet e studimit ku janë parashikuar
kuotat për këto kategori nga UAMD.
Aplikimi kryhet vetëm nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm të lartë
dhe plotësojnë:
a) Kriterin e notes mesatare të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave për vitin përkatës
akademik, me përjashtim të kategorive të përjashtuara në këtë vendim;
b) Kriteret shtesë të pranimit të vendosura nga UAMD për programet e studimit pë të cilët
aplikojnë.
Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 (dhjetë) programe studimi përpara fillimit të vitit
akademik.
Kandidatët, duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre me postë pranë sekretarive mësimore ose të
depozitohen në zyrën e protokollit të UAMD-së.
KANDIDATË NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, KANDIDATË ME ORIGJINË SHQIPTARE NGA MAQEDONIA E
VERIUT, MALI I ZI, PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOVCI, NË MOMENTIN QË APLIKOJNË PËR
PROGRAM STUDIMI NË PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E
CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË
DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS duhet të dorëzojnë dokumentacionin e
mëposhtëm:
1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 2 e gjeni në linkun:
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.-2-Formular-Aplikimi.pdf
2. Deklaratën sipas shtojcës nr. 1 të cilën e gjeni në linkun:
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.-1-Deklarate.pdf
3. Kopje të dokumentit të lëshuar nga QSHA që vërteton njohjen e diplomës së arsimit të mesëm
të lartë, shoqëruar me kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave. Kandidatët që nuk e
kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njëhsimit paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë
QSHA-së për njohje dhe njehësim të diplomës;
4. Kopje të njëhsuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë dhe të përkthyer në gjuhën shqipe
(nëse është e lëshuar në gjuhë të huaj) të Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me
certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme të fituar në
vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese,
vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet;

5. Kopjen e dokumentit të identifikimit;
6. Dy fotografi personale;
KANDIDATË ME STATUSIN E PERSONIT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, ME STATUSIN E JETIMIT, SI DHE TË
KANDIDATËVE TË PAKICAVE ROME DHE EGJIPTIANE, QË APLIKOJNË PËR PROGRAM STUDIMI NË
PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË
STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË
UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 2 e gjeni në linkun:
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.-2-Formular-Aplikimi.pdf
2. Kopje të njëhsuar të diplomës/dëftesës së pjekurisë, të shoqëruar me listen e notave.
3. Kopjen e dokumentit të identifikimit;
4. Dy fotografi personale;
a) Kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuar, përveç dokumentacionit të mësipërm,
duhet të dorëzojë kopje të njëhsuar me origjinalin të vendimit të Komisionit Mjekësor të
Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) ose kopje të njëhsuar me origjinalin të librezës përkatëse
të lëshuar nga SHërbimi Social Shtetëror.
b) Kandidati me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të dorëzojë edhe
kopje të njëhsuar me origjinalin të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga
Shërbimi Social Shtetëror.
c) Kandidati që i përket pakicave rome apo egjiptiane, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet
të dorëzojë edhe vetë-deklarim ose një dokument që vërteton përkatësinë në pakicën rome apo
egjiptiane.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian