Workshopi dhe Takimet e projektit IoT-ECO -Universiteti i Patras në Greqi

Nga data 12 deri më 16 Qershor 2024, Universiteti i Patras në Greqi ishte mikpritës i Workshopit dhe Takimeve të projektit IoT-ECO, duke sjellë së bashku studentë dhe staf akademik nga vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe universitete të njohura europiane si TU Sofia në Bullgari, Universiteti i Patras dhe TU Graz, Austri.

Ky event përfshinte prezantime mbi projektet IoT-ECO, kurse të reja dhe implementime digjitale nga universitetet partnere, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e dijes dhe inovacionit. Ndërkohë që leksionet e mbajtura nga ekspertë të fushës dhe vizitat në Qendrën Ekspozuese të Gefyra S.A. i shtuan më tepër vlerë këtij eventi. Takimet me lider të industrisë si Dr. Elias Kokkinis, Dr. Stelios Koutroubinas, Dr. Alex Maniatopoulos, Prof. Dimitris Serpanos, Prof. Sotiris Nikoletseas dhe Prof. Michael Paraskevas e bënë këtë përvojë të paharrueshme dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit.

 
Projekti IoT-ECO, fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve, nxitjen e inovacionit dhe lehtësimin e bashkëpunimit rajonal. Vizioni ynë është të krijohet një ekosistem inovativ brenda çdo IAL duke përdorur zgjidhjet IoT/IoE për të adresuar nevojat specifike të sektorëve si bujqësia, turizmi dhe energjia. Projekti shtrihet përtej akademisë, duke përfshirë partnerë të asociuar – një fond inovacioni, një port dhe një kompani TIK.
#UniversityofPatras #internetofthings #Networking #Innovation #digitaltwin #greentransformation