Vizitë e Studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike në ambientet e OSBE-së në Shqipëri.

Në këtë vit të ri akademik, cikli i vizitave të organizuara për studentet e Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, në institucione të rëndësisë së veçantë që lidhen ngushtësisht me fushën e studimeve të tyre, nisi me organizatën e OSBE-së.

Studentët e Departamentit të Shkencave Politike të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj dhe studentët e Departamentit të Administrimit Publik, të udhëhequr nga lektore Dr. Ikbale Tepelena, patën mundësinë që ditën e sotme të kryejnë një vizitë në ambjentet e OSBE-së dhe të zhvillonin një takim me Ambasadorin z. Bruce G. Berton, i cili mban postin e Kryetarit në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri prej 12 qershorit 2023.

Biseda me Ambasadorin dhe pyetjet e drejtuara nga studentet ishin rreth sigurisë në Rajonin e Ballkanit Perendimor, situates politike në Shqipëri, migracionit të të rinjve, parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe kontributin e të rinjve për begatinë e Shqipërisë.

Takimi përfundoj me dëshirën dhe ftesën që Ambasadori të vizitojë për një leksion të hapur Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës para përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.