Konkursi i Punimeve Kërkimore – “CleanScore”

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit- AADF- nëpërmjet projektit “CleanScore” hap zyrtarisht edicionin e pestë të “Konkursit të Punimeve Kërkimore”!
Qëllimi kryesor i këtij konkursi është angazhimi i studentëve në botën e kërkimit shkencor dhe promovimin e përdorimit të bibliotekës “JSTOR” për qëllime kërkimore, përmes shpërblimeve! Çmimet e Konkursit janë si vijon:
Çmimi i parë me vlerë $400
Dy çmime të dyta me vlerë $200 secila
Tre çmime të treta me vlerë $100 secila
Mund të marrin pjesë studentë aktivë të të gjitha niveleve universitare (Bachelor dhe Master) dhe studentë të diplomuar (jo më shumë se një vit nga diplomimi) që kanë mbaruar një program, qoftë Bachelor, apo Master.
Për detajet e konkursit dhe të punimit, linku sa më poshtë: