THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN E PROFESORËVE NË INSTITUTIN
POLITEKNIK TË BRAGANÇËS (IPB), PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025
Instituti Politeknik i Bragançës (IPB, Portugali) ndan vizionin për diferencim duke promovuar
ndërkombëtarizimin, inovacionin pedagogjik dhe kërkimin e bazuar në praktikë. Duke përforcuar
projektin e tij unik të ndërkombëtarizimit, IPB hap thirrjen për vitin akademik 2024-2025
(semestri i parë dhe semestri i dytë) për pritjen e profesorëve të UAMD-së në Institutin
Politeknik të Bragançës, me kushtet e përshkruara në dokumentin bashkëngjitur (Materiali i
detajuar).
Periudhat e vizitës do të jenë si më poshtë vijon :
Semestri i Parë, nga data 9.09.2024 deri në 9.02.2025
Semestri i Dytë, nga data 16.02.2025 deri në 16.07.2025,
PËR :
o Mësimdhënien e një lënde nga një cikël studimi IPB (zakonisht 6 kredite ECTS, 4 orë
mësimore/javë);
o Kryerja e një plani kërkimor, i cili do të kryhet në bashkëpunim me të paktën një profesor
të IPB-së dhe mundësisht të integruar në njësitë e Kërkimit dhe Zhvillimit të IPB-së;
o Stafi pjesëmarrës do të mund të marrë pjesë gjithashtu në projektet e inovacionit
pedagogjik që po zhvillohen në IPB, përkatësisht projektin Demola, module të tjera
inovative dhe master, programin e Akademisë së Mentorimit dhe iniciativat vullnetare.
Për këtë qëndrim, pagesa bëhet nga universiteti pritës ku përfshihet akomodimi dhe
udhëtimi.
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë :
Të zotërojë një diplomë të Ciklit të Tretë të Studimeve, Doktoratë
CV të pasur me punime kërkimore shkencore
Letër motivimi
Fakultetet si më poshtë vijon:
Profesorët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në adresën
http://ipb.pt/go/cz890 brenda datës 12/04/2024, sipas specifikave të shpjeguara në
materialin bashkëngjitur.