Në datën 3 Korrik 2023, Rektoria e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, mirëpriti në ambientet e Universitetit delegacionin nga Universiteti i Nitrës, Slovaki, ‘Constantine The Philosopher’, me përfaqësues Zv.Rektoren për Anën Institucionale, Prof.As.Dr. Martina Pavlikova dhe stafin akademik nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Profesor Zdenka Gadusova, Profesor Eva Stranivska, Profesor Roman Kralik.
Qëllimi kryesor ishte thellimi i bashkëpunimit nëpërmjet 2 (dy) Uiversiteteve, e cila u finalizua me firmosjen e marrëveshjes ndërinstitucionale për vitet 2022-2025, e cila konsiston në shkëmbimin e studentëve dhe/ose stafit akademik në kuadër të Programit Erasmus +.
U diskutua ndërkombëtarizimi i të dy institucioneve, shkëmbimi i përvojave midis kolegëve, ku 3 (tre) prej tyre nga UAMD do të bashkëpunojnë bashkë me studiues kërkimorë shkencorë të Constantine The Philosopher University për punime/artikuj të indeksuara në Scopus ose WOS.