Programet e përbashkëta të studimit me diplomë të dyfishtë me universitetet prestigjioze europiane-RTSH Zv.Dekane Belina Bedini

Gjatë një interviste në RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Dr. Belina Bedini, Zv. Dekane për Kërkimin Shkencor në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, foli për programet e përbashkëta të studimit me diplomë të dyfishtë me universitetet prestigjioze europiane që Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ofron për studentët.

Gjatë fjalës së saj, Zv. Dekania theksoi se UAMD, në strategjinë e tij për procesin e ndërkombëtarizimit, pranë Fakultetit të Shkencave Politike Juridike ka disa programe të përbashkëta të studimit me diplomë të dyfishtë me universitete europiane si:
– Bachelor në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” me Universitetin e Genovas;
– Bachelor në “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ” me Universitetin “Sapienza” Romë;
– Master Shkencor në “ E Drejtë Evropiane dhe e Krahasuar” me Universitetin “Sapienza” Romë;
– Master Shkencor në “Administrim Publik” me Universitetin “Cote D’Azur”;
– Doktoraturë në “ E Drejtë Publike” me Universitetin Tor Vegata.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë!

This will close in 0 seconds

sqAlbanian