Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojë studimet në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e studimeve të ciklit të pare, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, duhet të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore përkatëse nga data 02 shtator deri më 13 shtator 2023.
Kandidatët që do të aplikojnë për transferim studimesh apo për program të dytë studimi kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 (pesë) programe studimi përpara fillimit të vitit akademik.
KANDIDATË QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE NË PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Kandidati që aplikon për transferim studimesh plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin përkatës akademik në të cilin është regjistruar në IAL.
Kandidati që aplikon për transferim studimesh në programet e studimit me karakter profesional, në programet e ciklit të pare të studimit si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të studimeve paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij pranë sekretarisë mësimore përkatëse dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.3-Formular-aplikimi-per-trans.pdf
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.-1-Deklarate.pdf
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/20230828132928271.pdf
KANDIDATË QË APLIKOJNË PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI NË PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Kandidati që aplikon për program të dytë studimi në programet e studimit me karakter profesional, në programet e ciklit të pare të studimit si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të studimeve paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij pranë sekretarisë mësimore përkatëse dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.3-Formular-aplikimi-per-trans.pdf
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/SHTOJCA-nr.-1-Deklarate.pdf
https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/20230828132918852.pdf