Kick Off Meeting, Projekti Zero C 

Nisëm mbarë vitin akademik me takimin e parë zyrtar të projektit ZERO C.

 Universiteti ‘’Aleksander Moisiu’’ do të udhëheqë 10 partnerë shqiptarë dhe europianë të fushës akademike dhe sektorit industrial për një qellim: Krijimin e kushteve dhe burimeve të nevojshme në Shqipëri dhe Mal të Zi për të mbështetur tranzicionin e industrisë së transportit të mallrave drejt dekarbonizimit, efikasitetit të energjisë dhe optimizimit të logjistikës.

Gjithashtu, projekti fokusohet në ndihmën e institucioneve qeveritare në zbatimin e politikave të Organizatës
Ndërkombëtare të Transportit Detar dhe të Bashkimit Europian në sektorin e transportit të
mallrave.
Dita e parë e takimit u fokusua në prezantimin e partnerëve, paketave të punës, vendosjen e
qellimeve të përbashkëta dhe punës për modernizimin e kurrikulës në programet 2 vjeçare
profesionale, ciklin bachelor dhe master duke shtuar gjithashtu dhe kapacitetet laboratorike
ne fushën e logjistikës dhe transportit.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian