Dita e dytë nga Kick-Off Meeting i projektit ZERO-C

“Projekti Zero-C: Rritja e njohurive dhe aftësive në institucionet e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor për përgatitjen e transportit dhe logjistikës detare me zero karbon. 

Dita e dytë nga Kick-Off Meeting i projektit ZERO-C përfundoi me sukses, takimi pati në fokus fillimisht caktimin e logos zyrtare të projektit, ngritjen e platformës zyrtare dhe strategjisë së komunikimit, gjithashtu u zhvillua takimi i Bordit të Menaxhimit të Projektit nga ku pati vendime të rëndësishme rreth aktiviteteve të radhës dhe plotësimin e qëllimeve të përbashkëta!

 A e dije se: Të paktën 300 studentë dhe rreth 60 profesionistë do të përfitojnë nga implementimi i këtij projekti?
Na ndiqni për më shumë! Drejtë Dekarbonizimit dhe Efikasitetit të Energjisë në  Industrinë e Transportit Detar!